Boks Sport Të tjera

“DO MË PËLQENTE TË…”/ Befason Joshua, pas revanshit shënjestron duelin me Wilder dhe jo atë me Fury

Boksieri britanik Anthony Joshua u shpreh se pas revanshit që do të zhvillojë ndaj ukrainasit Oleksandr Usyk, i pari në listën e rivalë të tij është amerikani Deontay Wilder. Një zgjedhje disi e çudtishme kjo e Joshua, që duket se ka harruar marrëveshjen që kishte me Tyson Fury.

Joshua e Fury ishin shumë pranë sfidës në gusht të këtij viti, por kjo përballje u anullua, pasi Fury u urdhërua të duelojë ndaj Wilder. Për pasojë, planet e dy boksierëveë ndryshuar: Joshua humbi titujt në sfidën me Usyk, ndërsa Fury dueloi dhe fitoi ndaj Wilder.

Ndërsa të gjithë fansat presin derbin britanik Fury-Joshua, ku i fundit tha: “Unë nuk hedh poshtë sfidën me Fury, por unë jam gati të përballem me të gjithë. të shohim se si do të rrjedhin ngjarjet, por do të më pëlqente që pas revanshit me Usyk të dueloj me Wilder. Mendoj se një sfidë me Wilder do të jetë më e lehtë për mua dhe një test para duelit me Fury”.

Related posts

Juve mbyll nënshkrimin me Emre Can, zyrtarizohet pas finales së Champions-it

Sadik.Autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Luftëtari-Kukësi. Rezultati 0-0

Delo.autor

Mesfushori lë Zvicrën për Shqipërinë, FSHF-ja duhet të veprojë

Sadik.Autor

Leave a Comment