Futboll Seria A Sport

“LUFTA” PËR TITULL NË SERIE A/ Nga Crotone tek Benevento, ja 5 mëkatet e Juventus…

Krotone ka koleksionuar 15 pikë në 30 ndeshje dhe mbyll renditjen aktuale… Fiorentina, Benevento dhe Torino janë respektivisht në vendet 15, 16 dhe 17, të ndara nga tri pikë diferencë dhe në betejë të ashpër për mbijetesën. Por, çfarë lidhjeje kanë këto katër skuadra me Juventusin?

Asgjë më shumë sesa thjesht mëkatet që ka paguar sivjet Andrea Pirlo dhe përvoja e paktë e tij si trajner, gabime të cilat nuk do t’i kishte bërë ndoshta kurrë as Mauricio Sarri, as Masimiliano Alegri dhe aq më shumë Antonio Konte.

Madje, duke mbetur te ky i fundit, pikërisht me pikët e lëna kundër Krotones, Fiorentinës, Torinos dhe Beneventos, shpjegohet edhe diferenca prej 12 pikësh në renditje mes Interit dhe Juventusit. Sigurisht që mund të duket pak hipokrite të injorosh skuadrat në fjalë, të cilat mes shumë sakrificave luftojnë çdo javë për t’u konfirmuar në elitën e futbollit italian dhe do të ëndërronin qoftë edhe rezervën e fundit të bardhezinjve për ta pasur në formacionin e tyre të parë.

Por, kur mendon se këto skuadra paguajnë në vit mes 18 dhe 31 milionë eurove rroga, aq sa Kristiano Ronaldo i merr në një sezon të vetëm te Juventusi, pa dyshim që diçka e tillë është thjesht e pafalshme nga ana e “Zonjës së Vjetër”. Titulli i dhjetë kampion radhazi ishte një objektiv i torinezëve, aq më tepër duke parë se edhe sivjet i dhanë shumë shpejt lamtumirë Ligës së Kampioneve.

Por, kur mendon se Krotone të detyron në një barazim 2-2 në fillim të vitit futbollistik, ndërsa Benevento e Filipo Inzagit fillimisht barazon në shtëpi dhe më pas fiton në Torino, që do të thotë 5 pikë të lëna, ashtu sikurse ato 3 pikë të tjera nga humbja në “Allianz Stadium” me Fiorentinën dhe barazimi i një derbi që Juventusi mund të quhet me fat që e barazoi, teksa u përmbys pas avantazhit në pjesën e parë, pikërisht këto ndalesa të patolerueshme përbëjnë 12 pikët distancë.

Sigurisht edhe Interi mund të ketë lënë ndonjë pikë të pashpjegueshme radhës, por fundja zikaltrit e nisën sezonin si pretendentë për titull, jo si favoritë të Serisë A si në rastin e Juventusit.

MËKATET E BARDHEZINJVE DERI TANI

* KROTONE – JUVENTUS 1-1 (2 PIKË TË LËNA)

* BENEVENTO – JUVENTUS 1-1 (2 PIKË TË LËNA)

* JUVENTUS – FIORENTINA 0-3 (3 PIKË TË LËNA)

* JUVENTUS – BENEVENTO 0-1 (3 PIKË TË LËNA)

* TORINO – JUVENTUS 2-2 (2 PIKË TË LËNA)

Related posts

“DIKTATORI MEMA”/ Trajneri i TIRANËS gjobit RËNDË lojtarin “për fjalët e tepërta”

Isa.Autor

Atletico Madridit i ndodh kjo surprizë ndaj Real Sociedadit, Barcelona ‘fërkon duart’

Sadik.Autor

E akuzuan për tradhëti ndaj Spanjës, Mourinho mbron Lopeteguin

Isa.Autor

Leave a Comment