Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Teuta-Laçi. Rezultati 1-0

Sot me fillim nga ora 16:00 do të luhet sfida Teuta-Laçi në stadiumin “Niko Dovana”.

Skuadra e Teutës do të kërkojë revanshin pas tre barazimeve rradhazi, dhe këtë do ta kërkojë ndaj Laçit, e cila ka zhvilluar një super sezon. Kurbinasit do të tentojnë kthesën pikërisht ndaj ekipit të Edi Martinit pas humbjes ndaj Tiranës.

 

LIVE/  Teuta-Laçi

FT| Teuta-Laçi 1-0

Bregu 76′

KOMENTI LIVE:

Mbyllet sfida!

Akorodohen 4 minuta shetsë!

90’ Zëvendësimi i parë për Teutën! Largohet nga fusha e lojës, autori i golit Dejvi Bregu, për t’i lënë vendin Erando Karabecit.

82’ Zëvendësim i dyfishtë te Laçi! Largohen nga fusha e lojës Shehu dhe Deliu, për t’i lënë vendin Xhixhës dhe Bytyqit.

76’ GOOOOOOL TEUTA 1-0/ Fantastik Dejvi Bregu, i cili futet në zonë, i driblon të gjithë, dhe me një gjuajtje të bukur me te djathtën e ndal në fundin e rrjetës topin.

65’ Mundësia më e mirë në ndeshje për Laçin! Mazrekaj futet bukur në zonë pas një topi të marrë nga Lushkja, por në momentin e fundit gjuan në mes të portës, aty ku

59’ Pretendojnë përsëri për penallti te Teuta, teksa Xhekson pas një ndërhyrje të Markut, rrëzohet në zonë dhe kërkon penallti, por nuk është i këtij mendimi arbitri Hamiti.

57’ Tjetër mundësi e mirë për Teutën, me Lorenco Vilën që futet në zonë, provon me të majtën, por Sherri është i vëmendshëm dhe grushton topin.

49’ Tentativa e parë në këtë ndeshje për Teutën! Asion Daja provon me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, por topi shkon ngjitur me shtyllën.

Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë!

35’ E pabesueshme çfarë ka humbur Dejvi Bregu, i cili gjendur vetëm në zonë, gjuan me kokë një hap larg portës, por topi shkon jashtë.

32’ Tjetër mundësi e mirë për Teutën! Është përsëri Lorenco Vila, i cili pas një krosimi perfekt të Emiljano Vilës gjuan me kokë, por topi shkon përsëri jashtë.

30’ Pretendojnë për penallti te Teuta! Bregu lëviz bukur në zonë, për në momentin e fundit rrëzohet në zonë pas një kontakti me Malotën. Protestojnë durrsakët, por sipas gjyqtarit Hamiti gjithçka është e rregullt dhe vazhdon lojën.

20’ Çfarë rasti për Teutën! Xhekson jep një krosim perfekt nga e majta në zonë, provon menjëherë me Kokë Lorenco Vila, por topi shkon ngjitur me shtyllën pingule.

14’ Mundësi e mirë për Teutën, me Bregun që fiton goditje dënimi pranë zonës së rreptësisë pas ndërhyrjes se Harmon. Provon me gjuajtje të fortë nga goditja e dënimit vlonjati, por Sherri pret në dy kohë.

12’ Tjetër karton i verdhë për skuadrën e Laçin. Ndërhyrje e gabuar e Mustës ndaj Asion Dajës, arbitri nuk fal dhe i jep të verdhë.

7’ Ndëshkohet me karton të verdhë Deliu, për ndërhyrje të ashpër në mesfushë ndaj Emiljano Vilës.

2′ Rrezikon Teuta me Emiljano Vilën, i cili provon me një gjujatje nga jashtë zone, por topi shkon jashtë.

Starton sfida!

Related posts

“IA KE FIK DRITAT…”/ Koment epik i Mavraj për fitoren e boksierit Krasniqit (VIDEO)

Delo.autor

“DHIMBJE KOKE” PËR PIOLIN/ Trajneri i Milanit humbet një nga “të preferuarit” e tij përpara sfidës ndaj Atalantës

F.autor

E BUJSHME/ Haland kërcënon Borusian me largim, norvegjezi i pakënaqur pas ndeshjes së fundit

Delo.autor

Leave a Comment