Futboll Seria A Sport

MERRET VENDIMI/ Ja kur do të kthehen tifozët në stadiumet e Serisë A…

Një hap i vogël drejt normalitetit: nga 1 maji i ardhshëm, në Serinë A do të kthehet publiku në stadiumet që janë në zonën e verdhë.

Sipas Ansa-s, do të lejohet hyrja e publikut në impiantet e hapura deri në një maksimum prej 1.000 spektatorësh dhe ato të mbyllura deri në 500 për të gjitha aktivitetet sportive që kanë interes kombëtar.

Masa do të hyjë në fuqi në javën e 34 të kampionatit italian, që do të hapet nga ndeshja mes Verona-s dhe Spezia-s në Bentegodi.

Inter do të luajë në Crotone, Milan-i do të sfidojë Benevento-s.

Të dielën do të vazhdohet me Lazio-Genoa, Napoli-Cagliari, Sassuolo-Atalanta, Bologna-Fiorentina, Udinese-Juve, Sampdoria-Roma dhe Torino-Parma.

Related posts

Sulmuesi suedez “fal” për një muaj shtëpinë e tij

Sadik.Autor

KURORËZON DUETIN PERFEKT VLAHOVIC-MORATA/ Capello: Vendi i 4-t, i siguruar nga Juventus

Delo.autor

“TRIPLETA PËR KËTË SEZON”/ Festë “HOT” pas fitores së TITULLIT nga Man City (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment