Futboll Sport

NGA POLITIKA TEK TIFOZËT/ I gjithë kontinenti iu vërsul 12 skuadrave “rebele”. Ja 7 arsyet që dështoi Super League

Dështim katastrofik që hedh reputacionin e klubeve më të mëdha europiane në erë dhe minon besueshmërinë e sistemit të futbollit.

Ngjason si kumar, ai i Super Ligës, i cili rrezikon të gllabërojë krijuesit e saj. Ajo që është më mbresëlënëse në këtë histori është seria e gabimeve të bashkuara nga dy krijuesit: Florentino Perez dhe Andrea Anjeli. Po flasim për dy nga menaxherët më të mirë të futbollit botëror që kanë dhënë një provë të rrallë të papërshtatshmërisë. Këtu janë të gjitha gabimet e projektit

1) ASNJË KOMUNIKIM

Në manualin e famshëm nga Eduard Lutvak “Teknika e një grushti shteti”, botuar në vitet 1970 (kur në modë ishin puçet e CIA-s), pika e parë shpjegon rëndësinë strategjike të informacionit. Kur një grup dëshiron të marrë pushtetin, gjëja e parë duhet të jetë kontrolli i medias.

Në këtë rast, “sulmi” ndaj pushtetit të UEFA-s dhe FIFA-s u krye pa mbështetjen e medias, e cila vërshoi kundër Super Ligës, duke tërhequr zvarrë opinionin publik, politikën dhe tifozët. Florentino nxitoi të dilte në TV në mes të natës (24 orë pas njoftimit) për të provuar të shpjegonte projektin. Më pas edhe Anjeli u mbështet në dy intervista në gazeta (48 orë më vonë) kur gjithçka po shkërmoqej.

2) MUNGESA GJERMANE

Kur u njoftuan klubet themeluese të Super Ligës, menjëherë u bë e dukshme mungesa e ekipeve gjermane. Një dobësi shumë serioze. Është e vështirë të imagjinohet të organizosh diçka në Evropën e sotme (krejtësisht gjermanike) pa gjermanët.

3) LARGIMI I PSG-SË

Një boshllëk tjetër i rëndë ai i francezëve. Jo aq për peshën e futbollit transalpin, por për mungesën e klubit parisien në pronësi të sheikut nga Katari. Nuk kishte gjasa të mendohej se emirët në borxh ndaj FIFA-s për Kupën e Botës së 2022 dhe ende në garë për suksesin në Champions do të ishin bashkuar në Super Ligë.

4) DOBËSIA E PROJEKTIT

Ka shumë dyshime në lidhje me strukturën e Super Ligës. Konfuzion total në frontin e të drejtave televizive. Cili është transmetuesi i Super Ligës? Cili huadhënës? Grupi “JP Morgan”, referenca kryesore, nuk e ekspozoi veten duke mbetur anash vetëm si financues. Një detaj tjetër i vogël. Kush do t’i gjykonte ndeshjet e Superligës? Edhe këtu mjegulla bëhej e dendur.

5) TIFOZËT NË REVOLTË

“Futbolli nuk është më një lojë, por një industri”. Kjo është deklarata e hidhur e Anjelit në intervistën për “La Repubblica”. Një llogaritje, dukshëm, e gabuar. Shndërrimi i klubeve të mëdha në industri është mbase mëkati fillestar i gjithçkaje, sepse futbolli nuk shet vetëm fanella, por mbi të gjitha pasionin që është një pasuri e paprekshme.

Pasioni, ndër të tjera, nuk është gjithmonë i lidhur me rezultatet. Revolta e tifozëve anglezë është po aq e bujshme dhe simptomatike sa tabelat që thonë “Futbolli është yni dhe jo juaji”.

6) EFEKT PANDEMIK

Në një pandemi të plotë globale, me mijëra vdekje dhe një krizë të afërt ekonomike, duke folur për projekte faraonike, për pasuri të reja e për miliarda që do të ndahen mes themeluesve të Super Ligës është gjeneruar një refuzim shumë i fortë ndaj kësaj ideje që duhet të sfidonte Champions-in.

7) POLITIKA

Momenti historik është gjithashtu i gabuar. Në një fazë ku globalizimi shihet si një armik i mundshëm (i cili përhap viruset), shtetet dhe nevojat e brendshme rivlerësohen (shih çështjen e vaksinave), fillimi i një kampionati europian klubesh që penalizon ato kombëtare ishte çmenduri.

Related posts

Skuadra kineze befason Barcelonën, ia ‘prish’ mendjen Mascheranos me pagën e majme

Q.Autor

KLUBI KUNDËR SARRIT/ Nën “kërcënimin” e Hysaj reagon edhe kapiteni i Chelseat…

Delo.autor

NUK NGOPET ME TROFE/ Portieri Neuer: Duam Botërorin e Klubeve, më vjen të qaj kur…

Delo.autor

Leave a Comment