Futboll Premier League Sport

SHKARKOI “SPECIAL ONE”/ Pasuesi i Mourinhos në stol, Tottenham mendon për trajnerin e mrekullive

Tottenham shkarkoi disa ditë më parë nga drejtimi i ekipit trajnerin Jose Mourinho. Klubi londinez hoqi portugezin për shkak të rezultateve shumë të dobëta dhe përkohësisht, drejtimin e ekipit e ka marrë Ryan Mason.

Ky i fundit do të jetë trajner i ekipit deri në mbyllje të sezonit, kur pritet të prezantohet edhe timonieri i ri. Shumë emra janë përfolur dhe më i fundit që ka dalë në skenë është Erik Ten Hag.

Trajneri i Ajaxit, ose ndryshe trajneri i mrekullisë së 2 viteve më parë në Champions League, pritet të largohet në fund të sezonit nga Eredivisie. Ka qenë vetë Ten Hag që e ka thënë diçka të tillë disa javë më parë. Tekniku kërkon eksperienca të reja dhe Tottenham është gati ta marrë në Londër. Për momentin është vetëm spekulim mediash, por në verë gjithçka mund të konkretizohet.

Related posts

PARTIZANI-DINAMO/ Zjedhjet e Dajës dhe Shkëmbit në duelin për të dalë nga kriza (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

E BUJSHME/ Mesfushori i Tottenham është një hap larg GJIGANDËVE ITALIAN

Isa.Autor

DERBI I KRYEQYTETIT/ Ilir Daja: Është ndeshja më e rëndësishme e kampionatit shqiptar

Delo.autor

Leave a Comment