Futboll Sport

TË DREJTA E BARABARTA DHE MILIONAT E SHUMTË/ Ja pse ekipet vendosën të bëhen pjesë e European Super League…

Gazeta spanjolle “MARCA” ka renditur disa nga arsyet pse Super Liga është diçka që u leverdis skuadrave kryesore në Europë dhe pse ato u bënë pjesë e kësaj lëvizjeje për të sfiduar UEFA-n me një kompeticion të ri. Të drejtat e barabarta dhe milionat e shumtë janë ato që i shtynë këto skuadra të bëhen pjesë e Super Ligës.

1. Një nga argumentet kryesore është që turneu i ri nuk është kundër ligave kombëtare. Nuk bëhet fjalë për eliminimin e ekipeve të vogla sepse do të luhet kompeticioni në mesjavë. Nuk ndikohen kampionatet e 12 skuadrave pjesëmarrëse.

2. Ka shumë aktorë të fuqishëm, të cilët kanë frikë se UEFA mund të humbasë. Organizimi më i lartë i futbollit ka reaguar shumë ashpër sepse ka frikë se do ta humbasë Champions-in dhe rëndësinë e tij.

3. Klubet sigurisht që do të mendojnë për të ardhmen e tyre dhe për aspektin ekonomik. UEFA shpërndan shumë pak fonde, ndërsa me Super Ligën do të përfitojnë më shumë.

4. Tani do të jetë më e lehtë për ta kuptuar se ku do të shkojnë të ardhurat dhe mënyra se si shpërndahen. Për momentin nuk dihet asgjë se çfarë ndodh me paratë e grumbulluara nga të drejtat televizive nga Champions-i.

5. Super Liga nuk është një kompeticion i mbyllur si ligat e mëdha amerikane. Është një format miks, me 25% të skuadrave që do të kualifikohen për merita sportive. (15 ekipe do të jenë fikse dhe 5 të tjera do të ndryshojnë).

6. Interesant është fakti që të gjitha skuadrat që e kanë krijuar këtë kompeticion do të kenë të njëjtën peshë në vendimet që do të merren. Pra, pavarësisht se Reali i Madridit përfaqësohet me presidentin e Super Ligës, Florentino Perez, ka të njëjtën të drejtë ashtu si Atletiko, Interi, Milani apo skuadra të tjera në menaxhimin e turneut.

7. Ky kompeticion i ri po prezantohet si një turne shumë i gjatë dhe me kalendar të ngjeshur, por e vërteta është që ka vetëm 4 ndeshje më shumë sesa Champions-i. Pra nuk ka shumë sfida sfilitëse.

Related posts

NUK PO LUAN TITULLAR/ Ish-portieri i Inter: Buffon duhet të ishte tërhequr, sepse…

Isa.Autor

U RIKTHYE NË “OLD TRAFFORD”/ “Përbindëshi” Ronaldo do të jetë në fushë në sfidën ndaj…

Delo.autor

ZBARDHEN VOTIMET/ As MESSI dhe as CR7, ja 3 kandidatët kryesorë për Topin e Artë

Isa.Autor

Leave a Comment