Sport Të tjera

TENIS/ Surpriza në turneun Masters të Montekarlo, eliminohet Novak Djokovic

Tenisti serb Novak Djokovic, numri 1 në botë për meshkuj, është eliminuar sot pasdite nga turneu Masters i Montekarlo. Ai u mposht në raundin e tretë nga britaniku Daniel Evans (numri 33 në botë), që triumfoi 2-0 (6-4, 7-5).

Një rezultat surprizë, pasi askush nuk priste që serbi të ndalte kaq shpejt rrugëtimin e tij në turneun e parë Masters të fushave me dhè. Një ditë më parë, ai pat fituar ndaj italianit Jannik Sinner, ndërsa sot u dorëzua shumë shpejt.

Një lojë e dobët e Novak Djokovic, që nuk dha atë që pritej në këtë ndeshje. Kështu, debutimi i serbit në fushat me dhè nuk ishte ai që pritej, që duhet të vijojë përgatitjet për turnetë e radhës në këtë sipërfaqe.

Nga turneu i Montekarlos u eliminua sot pasdite edhe tenisti gjerman Alexander Zverev, numri 6 në botë, që u mund po 2-0 (6-4, 7-6) nga belgu David Goffin. Kështu, brenda pak orësh, turneu i Montekarlos humbet dy nga protagonistët kryesorë.

Related posts

U SHPALL KAMPION I PREMIER LEAGUE NGA DIVANI/ Trajneri Guardiola: Ky ka qenë titulli më i vështirë

Delo.autor

GAFA ME HIMNIN E SHQIPËRISË/ Ja data kur UEFA do ndëshkojë Francën

Delo.autor

ELIMINIMI NGA CHAMPIONS/ Nga huazimet tek afrimet, gati revolucioni tek Real Madrid (LISTA)

Delo.autor

Leave a Comment