Futboll Kategoria Superiore Sport

TEUTA-SKËNDERBEU/ Të dyja skuadrat do të kërkojnë me çdo kusht fitoren (FOTMACIONET ZYRTARE)

Luhet duke filluar nga ora 16:00, ndeshja mes Teutës dhe Skënderbeut, e  vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Të dyja skuadrat do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, për të kaluar në finalen e Kupës, pasi dëshira e të gjithëve është fitimi i trofeut në fund.

Skënderbeu dhe Teuta do të luajnë mes tyre pesë herë këtë sezon, teksa krahas katër fazave të vlefshme për kampionatin, kanë të shtuar edhe një sfidë për gjysmëfinalen e Kupës. Korçarët kanë marrë një pikë në fazën e parë në Durrës ndërsa në dy sfidat tjera janë mundur.

Pa dyshim që ndeshja e sotme ka rëndësi për të dyja skuadrat për të shpëtuar sezonin, por pa diskutim ky kompeticion nuk është primar për Skënderbeun, që prioritet ka sigurimin e mbijetesës në Superiore. Kalimi në finale do të sillte qetësi për ekipet fituese, pasi do t’i mbante me shpresë deri në fund që mund të fitojnë një trofe dhe për të siguruar biletën europiane dhe nga Kupa, përveç kampionatit. Durrsakët janë mbajtësit e trofeut në fuqi dhe shorti duket se i favorizon për të shkuar në finale.

FORMACIONET ZYRTARE:

Teuta: Frashëri, Arapi, Hoxha, Xhekson, Todorovski, Aleksi, Daja, E. Vila. L. Vila, Bregu, Krasniqi. Trajner: E. Martini

Skënderbeu: Rexhepi, Zguro, Vitija, Sadriu, Bajrami, Meksi, Taipi, Vangjeli, Mara, Berisha, Mensah. Trajner: M. Memelli

Related posts

PASI U LARGUA NGA KLUBI I PSG/ Dani Alves kërkon punë në profesione të tjera (FOTO)

Delo.autor

KUMBULLA GATI TË BËJË HAPIN E MADH/ Zbulohet plani i Interit për të afruar mbrojtësin shqiptar

Delo.autor

PAS HUMBJES NDAJ ARSENALIT/ Solskjaer: Ndonjëherë ndodh që topi nuk do të hyjë, ne…

Delo.autor

Leave a Comment