Futboll Kategoria Superiore Sport

U GODIT ME SHISHE NË KOKË/ Trajneri i Partizanit: S’më kishte ndodhur kurrë, në momentin e parë

Ilir Bozhiqi, krahu i djathtë i trajnerit Ilir Daja dhe zv.trajneri i Partizanit, është në qendër të vëmendjes pas një episodi të shëmtuar që ndodhi në Laç. Bozhiqi u godit me një shishe nga tribuna dhe iu desh ndihma e stafit mjekësor. Për situatën e krijuar, momentin kur ndodhi, gjendjen e tij shëndetësore e shumë të tjera, Bozhiqi foli për “Panorama Sport”, ku tregoi gjithçka.

Profesor, fillimisht, jeni mirë me shëndet?

Mirë jam, shumë faleminderit, tani jam mirë. Me pak dhimbje nga pjesa e djathtë, por pa probleme.

Si ndodhi profesor, pasi ju nuk jeni as një njeri që krijoni konflikte…?

Nuk e besoj se ishte nisur për mua, ishte një gjuajtje e tifozëve. Kur mbaroi pjesa e parë, po prisnim që të futej fillimisht një ekip që të futeshim ne. Isha duke pritur kolegët, nuk e pashë kur më gjuajtën.

Pse gjithë ky agresivitet në Laç sipas mendimit tuaj?

Nuk e kuptoj gjithë këtë presion, gjithë këtë agresivitet, sepse luhet futboll, nuk ndajmë toka. Luajmë futboll për të marrë pikët. Më e rëndësishme është të luhet futboll, e jo dhuna. Nuk është korrekte, por nuk kemi çfarë të bëjmë.

Është hera e parë gjatë karrierës suaj që ju ka ndodhur diçka e tillë? Mendonit se situata “e nxehtë” në Laç do të arrinte deri këtu?

Është hera e parë që më ka ndodhur një gjë e tillë. Nuk e mendoja se do të arrinte deri këtu, sinqerisht që nuk e mendoja. Nuk e di as motivin pse ndodhi, isha i papërqendruar. Nuk më erdhi aspak mirë. Kur mora goditjen, mendoja më të keqen. Në ato momente, e pashë bidonin që më goditi. Në momentin e parë, pata pak frikë, pasi më ra me pjesën e fortë të tapës, kishte dhe ujë brenda. Pjesa e tapës ishte ajo që më goditi.

Related posts

Rikthehet dhuna në futbollin shqiptar, goditet futbollisti i Skënderbeut

Sadik.Autor

MC GREGOR E FYEU KEQ/ Babai i KHABIBIT habit me ftesën që i bën irlandezit

Isa.Autor

BARCELONA-REAL MADRID/ Statistikat për 20 “El Clasico”-t e fundit, ja ekipi që përfituar më shumë orë pushimi

Delo.autor

Leave a Comment