Boks Sport Të tjera

U TËRHOQ NGA BOKSI PARA DUELIT/ Ish-kampioni i botës: Sfida e anulluar me Fury në vitin 2013, pengu i jetës time

Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë, boksieri britanik David Haye, u shpreh se i ka mbetur peng anullimi i sfidës me Tyson Fury. Kjo sfidë duhej të zhvillohej në vitin 2013, por Haye, tashmë 40 vjeç, u tërhoq pak ditë para duelit, për shkak të një dëmtimi në stërvitje.

Haye deklaroi për “Sky Sports” se nëse ajo përballje do të ishte zhvilluar në atë periudhë, pra 8 vite më parë, ai do të kishte fituar, pasi ishte i shpejtë dhe i fuqishëm. Haye tha se taktika që kishte për atë duel ishte e jashtëzakonshme , me Fury ende i panjohur dhe 24 vjeç.

“Duke përdorur fuqinë time dhe shpejtësinë time të të boksuarit, do ta kasha fituar atë duel. Nëse ajo sfidë do të ishte zhvilluar në vitin 2013, sot Fury do të kishte një humbje. Ishte i ri, pa përvojë dhe nuk ishte aq i fortë dhe i zgjuar sa sot. Tashmë ai ka kaluar shumë sfida që e kanë bërë kampion”, tha David Haye.

Related posts

Mirabelli “FRIKSON” Milanin/ Suso tek Interi? Kuqezinjtë kërkojnë 3 futbollistë zikaltër

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Këta janë tre finalistët për LOJTARIN më të mirë sipas FIFA-s, MESSI…(VIDEO)

Isa.Autor

Akuza e Alonso: Sot piloti vlen gjithnjë e më pak në Formula 1

Sadik.Autor

Leave a Comment