Basketball Sport Të tjera

BASKETBOLL VENDI/ Teuta tërhiqet nga Liga Unike, 24 orë para fillimit të turneut. Kritika organizatorëve

Skuadra e Teutës në basketboll për meshkuj, ka vendosur të mos marrë pjesë në Ligën Unike në basketboll për meshkuj, event që nis nesër në Suharekë (Kosovë). Përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në “Facebook”, klubi durrsak ka sqaruar arsyet e këtij vendimi, duke kritikuar organizatorët e këtij eventi për zhvillimin e tij në mënyrë kaq të shpejtë dhe në një moment aspak të përshtatshëm. Ky vendim vjen vetëm 24 orë para fillimit të eventet, ku më 6-7 prill luhen ndeshjet çerekfinale të Ligës Unike, me pjesëmarrjen e 4 ekipeve shqiptare e 4 kosovare.

“Na çudit ky nxitim për zhvillimin e kësaj Lige në një kohë ku kampionati ka hyrë në një fazë kulminante dhe ekipet janë fikusuar në objektivat e tyre, ku nuk bën pjesë Liga Unike. Teuta e ka të pamundur të ekonomizojë potencialet e ekipit në favor të eventeve shqiptare të basketbollit, të cilat, përpos lëngatës pandemike, duhet të përballojnë edhe situata të tilla që nuk po e kuptojmë ku e kanë burimin”, thuhet në deklaratën e klubit durrsak.

“Një sjellje e tillë, me vendime arbitrare të pakontrolluara më parë me ekipet  vënë në dyshim serioz zhvillimin e eventeve të basktbollit shqiptar. Me sa duket, gabimet e basketbollit shqiptar po eksportohen edhe në Kosovë, që bëri një njoftim urgjent për hedhjen e shortit. Nisur nga këto arsyetime dhe situata e krijuar, Teuta nuk e konfirmon pjesëmarrjen e saj në Ligën Unike. Ne duam që drejtuesit e FSHB, FBK dhe Ligës Unike të jenë më seriozë në organizimin e eventeve të tilla”, thuhet në deklaratë.

Related posts

UEFA e konfirmon zyrtarisht/ Ja me sa ekipe do të përfaqësohet KOSOVA në Europë

Isa.Autor

MILAN-SPARTA PRAGUE/ E pabesueshme, shikoni gabimin e Ibrahimovic nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

“ANGLIA ËSHTË JASHTËZAKONISHT E FORTË”/ Portieri Berisha: Kjo është ndeshje e veçantë, ndaj do të japim maksimumin…

Delo.autor

Leave a Comment