Kategoria Superiore Shqipëri

Shehi: Fitorja ndaj Flamurtarit merr edhe më shumë vlera…

Skënderbeu-Flamurtari është supersfida e javës së 19-të të Superiores, e cila do të luhet të premten, në orën 18:00. Kryesuesit e kampionatit dhe skuadra e vendit të dytë do të kenë mundësinë në përplasjen direkte të tregojnë peshën specifike që kanë realisht në garën për titull.

Natyrisht, distanca prej 8 pikësh në renditje dhe fakti se luhet në Korçë, i bën të besuarit e Ilir Dajës favoritë. Megjithatë, kjo nuk shërben për të “fjetur mbi dafina”, çka e nënvizon edhe kapiteni Orges Shehi, i cili ka dalë sot në konferencë për shtyp: “Me fitoren e fundit në Shkodër, mendoj se jemi futur në ritmin e duhur. Ndaj Luftëtarit, në ndeshjen e parë të këtij viti, nuk ishim me këmbë në tokë. Me rëndësi është se transferta gjirokastrite është lënë shumë shpejt mbas, sepse më tej kemi zhvilluar dy ndeshje të mira. Sidomos ndaj Vllaznisë kemi treguar potencialin tonë të vërtetë, u kthyem aty ku duhet.

Pas humbjes sonë në Gjirokastër përfituan të tjerët për momentin. Por, në vazhdim bëmë atë që duhej, fituam në Shkodër dhe klasifikimi foli sërish për ne, sepse përfituam nga ndalesa e rivalëve më të afërt. Sa i takon ndeshjes së radhës në shtëpi, ndaj Flamurtarit, jemi përgatitur maksimalisht. Grupi i lojtarëve është i plotë, ndaj trajneri Daja e ka komoditetin për të zgjedhur formacionin më të mirë, sipas tij. Do të kemi përballë ndjekësin më të afërt, Flamurtarin, ndaj fitorja merr më shumë vlera kësaj here. Synojmë vetëm tri pikët dhe rritjen e distancës nga rivalët në klasifikim. Nuk më intereson çfarë deklarojnë vlonjatët, kjo është punë e tyre. Unë iu kujtoj atyre se Skënderbeu luan për fitore në çdo ndeshje. Të mundësh Flamurtarin në këtë kampionat do të thotë se hedh një hap më shumë drejt titullit. Sidoqoftë, rruga është e gjatë”.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Sulmuesi i Kombëtares arrin akordin me kampionët e Italisë

Delo.autor

VAZHDON ME PËRFORCIMET NË MERKATO/ Skënderbeu me sytë nga Afrika, nën urdhërat e Dajës 2 lojtarët…

Delo.autor

Teuta ‘godet’ në merkato, merr Masahadu Alhassan nga Perugia për mbrojtjen

Q.Autor

Leave a Comment