Sport Të tjera

VOLEJBOLL VENDI/ Partizani në finale edhe me meshkujt, Tirana rihap kualifikimin ndaj shijakasve

Partizani ka siguruar i pari një biletë për në finalet play off në volejboll për meshkuj, pas fitores 3-0 ndaj Vllaznisë, në takimin e dytë gjysmëfinal luajtur mbrëmjen e sotme në Shkodër. Të kuqtë e trajnerit Tomorri i fituan të dyja përballjet gjysmëfinale, duke u kualifikuar me meritë për në finale. Një ndeshje me rivalitet, por me një epërsi të lehtë të Partizanit, që i fitoi të trija setet me shifrat e njëjta 25-20.

Finalisti i dytë do të dalë nga përballja e tretë mes Erzenit dhe Tiranës. Në gjysmëfinalen e dytë luajtur sot në “Fahrie Hoti”, skuadra bardheblu fitoi 3-1 ndaj shijakasave (25-20, 21-25, 25-21, 25-15). Erzeni rivalizoi tri sete, duke fituar të dytin dhe më pas u “dorëzua”. Tirana ishte më superiore në fushë, duke e merituar fitoren. Emri i finalistit të dytë do të mësohet pas 48 orësh, në ndeshjen e tretë mes dy ekipeve.

Play off – Gjysmëfinale Meshkuj

3 prill, Erzeni – Tirana, 3-0

3 prill, Partizani – Vllaznia, 3-0

5 prill, Tirana – Erzeni, 3-1 (1-1)

5 prill, Vllaznia – Partizani, 0-3 (0-2)

7 prill, Erzeni – Tirana

Related posts

PO BËHET VIRALE/ Përqafimi i Xhakës “thyen rrjetet sociale”, çmallet me vajzën pas 6 javësh mungesë (VIDEO)

Delo.autor

DERBI I LONDRËS/ Pas një asist nga Fernandes, Ronaldo ndëshkon Tottenham me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

Ronaldo ua mbyll gojën mediave për Irinën

Sadik.Autor

Leave a Comment