Futboll Sport

AVANTURA ZGJAT VETËM NJË SEZON/ Shkumbini rikthehet në Kategorinë e Parë, shikoni festën e elipit peqinas (VIDEO)

Shkumbini arriti të siguronte matematikisht rikthimin në Kategorinë e Parë. Skuadra e drejtuar nga trajneri Pashja, mposhti Ilirinë me rezultatin 3-0, duke mbyllur të gjitha llogaritë, 2 javë nga fundi i kampionatit.

Në përfundimin e sfidës së sotme, futbollistët e ekipit peqinas, kanë festuar me tifozët e pakët të pranishëm në tribunën qendrore të stadiumit. Vlen të theksohet fakti, se Shukumbini u dënua sezonin e kaluar nga Komisioni i Disiplinës me zbritjen në Kategorinë e Dytë, pas dhunës në ndeshjen ndaj Dinamos, ku tifozët peqinas kapërcyen kangjellat e rrethimit të stadiumit, teksa u futën në fushë dhe sulmuan fizikisht gjyqtarin Sokol Bebja.

Aventura e Shkumbinit në të Dytën, zgjati vetën një sezon, pasi skuadra peqinase arriti të siguronte menjëherë rikthimin në Kategorinë e Parë.

VIDEO

Related posts

MOMENTE PANIKU/ Djaloshi që mbledh topat e tenisit bie pa ndjenja në turneun “Australian Open” (VIDEO)

Delo.autor

LUAN NË KAMPIONATIN SLLOVEN/ Shqiptari shënon që në ndeshjen e parë, ja “perla” (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Po “ngroh” stolin tek Napoli, agjenti i HYASAJT: Nisim tratativat me…

Isa.Autor

Leave a Comment