Futboll Sport

SUPERLIGA E KOSOVËS/ Prishtina fiton dhe kryeson e vetme, ndalet Drita. Ja renditja…

Janë luajtur 5 sfidat e javës së 34-et të Superligës kosovare, teksa Prishtina mundi Feronikelin me rezultatin 2-1 dhe kryeson e qetë kampionatin.

Heronjt për kryeqytetasit ishin Abazi dhe Krasniqi të cilët me golat e tyre i japin Prishtinë 3 pikë të arta për garën për kampionat. Ndërsa kjo humbje mund të rezultojë fatale për Feronikelin të cilët renditen në vendin e 8-të në kuotën e 38 pikëve.

Në sfidën e javës ndërmjet Dritës dhe Ballkanit nuk pati fitues, ku ndeshja u mbyll me rezultatin 1-1. Hap falas ky për dyja skuadrat të cilat rrisin dhe më shumë diferencën me Prishtinën e vendi të parë.

Në sfidat e tjera Trepça mundi 2-1 Gjilanin, Arbëria barazoi 1-1 në shtëpi me Drenicën dhe Llapi mori një fitore minimale 1-0 kundër Besës.
REZULTATET
Arbëria-Drenica 1-1
Shënues: Marslei 23’/ Uka 58’

Drita-Ballkani 1-1
Shënues: Shabani 17’/ Daku 45+2’

Llapi-Besa 1-0
Shënues: Prençi 59’

Prishtina-Feronikeli
Shënues: Abazi 4’, Krasniqi 69’/ Mici (autogol) 22’

Trepça-Gjilani 2-1
Shënues: Muja 56’, 68’/ Kelmendi 22’

Related posts

ZYRTARE/ Inter arrin marrëveshjen, Barella rinovon kontratën deri në 2026. Ja premtimi i klubit…

Delo.autor

KATASTROFA ME SKOCINË/ Mavraj sherr me gazetaren e TVSH-së: Ku e pe ti që ishte goditje me kokë…

Isa.Autor

YLLI ARGJENTINAS SHIHET LARG “ZIKALTËRVE”/ Marotta: Mauro Icardi te Juventus? Nuk janë kushtet…

Delo.autor

Leave a Comment