Futboll La Liga Sport

SHKARKOHET NËSE NUK FITON TITULLIN/ Koeman pritet t’i mbarojë koha. Drejtuesit kontaktojnë ish-legjendën “katalanase”…

Ronald Kuman nuk e ka vendin e sigurt te Barcelona dhe pasardhësi i tij mund të jetë Ksavi Hernandez. Vazhdimësia holandezit është vënë në diskutim në javët e fundit dhe gjithçka varet nga titulli kampion.

Presidenti i skuadrës, Joan Laporta, ka vendosur se holandezi do të qëndrojë te Barcelona vetëm nëse fiton La Ligën dhe të bëjë dopietë duke ia bashkuar Kupën e Mbretit. Pas humbjes kundër Granadës, shanset e katalanasve për të triumfuar në kampionat bëhen më të vogla. Tani Barcelona nuk e ka fatin e saj në dorë dhe fitoren e titullit kampion. Kjo do të thotë se Kuman duhet të shpresojë që të ndalen edhe të tjerët për të qëndruar në stol. Sipas lajmit të “Deportes Cuatro”, Laporta e ka zgjedhur trajnerin e ri dhe bëhet fjalë për legjendën e Barcelonës, Ksavi Hernandez.

Ai është telefonuar gjatë këtyre ditëve nga drejtuesit e klubit dhe i kanë kërkuar që të mos rinovojë kontratën me skuadrën aktuale, Al Sad. Ishlojtari i katalanasve ka mbi tavolinë një ofertë për rinovimin e kontratës për dy vite me skuadrën nga Katari, por sigurisht që ai ka ndërmend të përfshijë një klauzolë që do ta linte të lirë nëse do të kërkohej nga Barcelona. Njeriu më i rëndësishëm në këtë operacion sipas mediave në Spanjë është Zhordi Krojf. Ai është shumë pranë marrjes së rolit si drejtor sportiv i Barcelonës dhe është gati që të afrojë legjendën e klubit për të nisur një projekt të ri. Të gjithë e dinë që Laporta nuk kishte ndonjë vlerësim të madh për Kumanin dhe ai e gjeti aty si trajner kur u zgjodh president.

Tani “topi” është në duart e presidentit dhe Kuman nuk e ka të lehtë të fitojë besimin. Do të qëndrojë në stolin e Barcelonës vetëm nëse do të arrijë fitoren e titullit kampion. Nagelsman ishte trajneri që i pëlqente më shumë Laportës për Barcelonën, por Bajerni u tregua më i shpejtë dhe arriti që të firmoste me numrin një të Lajpcigut. Në fundin e sezonit ai do të marrë drejtimin e klubit bavarez dhe për këtë arsye katalanasit i kanë hedhur sytë të gjithë te Ksavi Hernandez. Rikthimi i tij është më afër se kurrë, por në fillim duhet të përfundojë sezoni.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Real Madridi arrin marrëveshjen me Harzard, ja shifra “faraonike”

Delo.autor

Janë publikuar formacionet zyrtare: Greqi – Zvicër

Sadik.Autor

11 statistika të jashtëzakonshme nga sezoni i Salah me Liverpool

Sadik.Autor

Leave a Comment