Futboll Kategoria Superiore Sport

“FATI NA KA PENALIZUAR PËR EUROPËN”/ Trajneri Shehi: Ja e vërteta për të ardhmen time

Tirana rikthehet në fushën e blertë teksa do të zbresë për herë të fundit në fushën e blertë për sezonin 2020/2021, ku do të luajë ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Skënderbeut nesër me fillim nga ora 17:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”. Në vigjilje të këtij takimi ka folur përpara mediave trajneri i skuadrës kryeqytetase, Orges Shehi i cili ka deklaruar se nesër ndeshja do të respektohet maksimalisht edhe pse mund të provohen disa element të ri, teksa ka folur edhe për të ardhmen ku deklaron se gjithçka do të zgjidhet pas 31 majit:

Elementët e ri dhe Skënderbeu – “Është ndeshja e fundit dhe kërkojmë ta mbyllim me një paraqitje dinjitoze edhe duke respektuar kundërshtarin. Do të mundohemi nesër të fusim ndonjë element të ri për të kuptuar se çfarë gjendje janë. Ndeshjen e kaluar do të doja ta vazhdoja edhe më shpejt me lojtarët e ri, ata kishin luajtur edhe me U-19 dhe nuk do të donim të rrezikonim. Krijuam përshtypje të mirë janë lojtarë premtues. Shpresojmë dhe nesër të shkojmë tek porta dhe të shënojmë.”

E ardhmja – “Për të ardhmen time do të flasim pas 31 majit. Më 31 maj përfundon kontrata dhe më pas do të ketë zhvillime të reja. Nëse ne do të kemi një kontratë tjetër ose bashkëpunim tjetër do të kemi ndërhyrje, ndërhyrjet janë të domosdoshme për çdo skuadër.”

Kampionati i Tiranës – “Mendoj se kemi marrë pikë të konsiderueshme, skuadra ka qenë gjithmonë në ekuilibra, gjithmonë kompetitive që çdo ndeshje ka hyrë në fushë për të fituar ndeshjen. Pavarësisht se kemi lënë disa pikë, jemi djegur vetëm për një moment, mund të ishte dhe çështje fati që mund të ishim në Europë. Mendoj se nuk do të ndryshoja asgjë dhe pikët janë ato që flasin dhe ua lë juve që të vendosni nota.”, përfundoi trajneri Shehi.

Related posts

ZYRTARE/ Ecuria e gjatë negative, klubi i Premier Ligës merr vendimin përfundimtar për Stiven Xherrard

F.autor

E FRIKSHME/ Derbi i Stambollit mbyllet me “GJAK”, luftë e vërtetë mes lojtarëve (FOTO+VIDEO)

Isa.Autor

DEKLARATA/ Ancelotti: Me NAPOLIN do jemi konkurrues në SERINË A dhe Champions

Sadik.Autor

Leave a Comment