Sport Të tjera

HISTORIKE/ E konfirmon trajneri, atleti rus do të përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat Olimpike të Tokios

Atleti rus, Matvei Petrov, do të përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat Olimpike “Tokio 2021”.

Lajmi u bë i ditur nga vetë trajneri i atletit, Alon Hasa, i cili e theksoi si historikë këtë vendim duke falënderuar të gjithë mbështetësit.

“Të dashur miq, më lejoni që të ndaj me ju këtë lajm fantastike për gjimnastikën Shqiptare, Matvei do të përfaqësoj Shqipërinë në Tokio 2021!

Për herë të parë për Gjimnastikën shqiptare! Ju falënderojmë dhe shpresojmë në një rezultat të madh për Shqipërinë! Me respekt, Aloni & Matvei”, shkruan Hasa.

Më herët në dhjetor të vitit të kaluar, Petrov u shpall kampion Europe në disiplinë e kaluçit, në turneun që mbahej në Turqi.

Related posts

E BUJSHME NË SPANJË/ Një skandal spiunazhi kërcënon “Katalanasit”, kapet mat i dërguari i Valencias

Delo.autor

U ZYRTARIZUA TE “ZIKALTËRIT”/ Flet Alexis Sanchez: Ja pse dua të luaj më shumë tek Inter

Delo.autor

KUALIFIKUESET “EURO 2020″/ UEFA cakton për sfidën Islandë-Shqipëri gjyqtarin skocez…

Delo.autor

Leave a Comment