Futboll Seria A Sport

I PREMTON BESNIKËRI KLUBIT TË INTER/ Marotta: Këtu kam ardhur për cikël. Ja pse ika nga Juventus…

Giuseppe Marotta, drejtuesi i Interit, foli për Sky Sport para ndeshjes kundër Crotone, duke u ndalur sidomos te e ardhmja e klubit.

Komenti i tij nisi mbi mbërritjen e presidentit Zhang në Itali pas shumë kohësh.

“Ai u kthye duke përfituar nga kjo qetësi e dukshme post-Covid për të përjetuar këtë finale të kampionatit me ne. Pastaj do të flasim për të ardhmen. Sot të gjithë jemi përqendruar në këtë ndeshje. Ai ka gjetur një grup kompakt falë motivimeve dhe objektivave të qarta dhënë nga Conte”.

Dhjetë vjet më parë ai ishte me Conte, te Juve

 

“Të fitosh është gjithmonë e vështirë. Edhe në atë rast ne filluam me një cikël të ri, me një klub që kaloi në vështirësi në vitet e mëparshme.

Conte dha kontributin e tij, por edhe këtë vit ai bëri më të mirën e skuadrës që kishte në dispozicion”.

A ju përfshin edhe revolucioni i Juventusit?

“Absolutisht jo. Arrita te Inter me kërkesë të Zhang, dua të hap një cikël këtu. Vitin e kaluar arritëm në finalen e Europa League. Do të ishte mirë dhe e rëndësishme të vazhdojmë këtu”

Kapitulli i pagave. Lojtarët mund të ju kishin shqetësuar por nuk ju bënë …

“Kemi të bëjmë me profesionistë të vërtetë, nuk kemi pasur ndonjë rast të veçantë në këto dy vjet. Puna e Conte ka qenë e vështirë, por udhëheqja e tij është parë shumë dhe të gjithë kanë ndjekur kredon e trajnerit.

Nuk ka mollë të keqe, përndryshe ajo do të ishte izoluar menjëherë”.

Related posts

ARRITËN KËTË FAZË FALË PUNËS DHE VULLNETIT/ Dy motrat shqiptare kampione në peshëngritje (VIDEO)

Delo.autor

Flamurtari-Kukësi/ Mbyllet pjesa e parë: Alla ndëshkon ish-ekipin me një supergol (VIDEO)

Isa.Autor

Memushaj kthehet në ‘objekt misterioz’, problemet për të filluan në janar

Sadik.Autor

Leave a Comment