Bundesliga Futboll Sport

“LEWANDOWSKI MË I MIRI NË BOTË”/ Poertieri Neuer: Me trajnerin Flick fituam gjithçka, më vjen keq për…

Një sezon historik për Bajernin e Mynihut. Pas fitimit të tripletës në sezonin e kaluar, gjermanët fituan dhe dy Superkupat dhe Kupën e botës për klube. Të shtunën lojtarët ngritën trofeun e nëntë radhazi në Bundesligë dhe të 31-tin në histori. Për faqen zyrtare të klubit gjerman, Manuel Nojer tregoi sukseset e fitores dhe çfarë planesh ka për të ardhmen.

Sa i veçantë është ky titulli i nëntë radhazi?

Është e pa besueshme. Kur erdha në 2011 nga Shalke e dija që do të fitoja shumë trofe këtu. Kam kaluar një kohë të mirë dhe besoj se kështu do të jetë edhe në të ardhmen. Kemi punuar shumë për të qenë këtu ku jemi. Është fryti i punës së përditshme që lojtarët kanë bërë në këto vitet e fundit. Gjithçka ka qenë e merituar.

Si mund ta përshkruani këtë sezon që sapo përfundoi?

Sigurisht që duam të arrijmë gjithmonë maksimumin. E dimë gjithashtu që arritjet sportive nuk janë gjithmonë ato që jep në fushë. Ka shumë faktorë që ndikojnë për të fituar një kampionat apo një trofe. Në sezonin e fundit kemi fituar shumë dhe të mendosh që një sezon më parë morëm gjithçka. Mendoj që kemi bërë një punë të mirë duke marrë atë që meritonim. Sigurisht që do të donim të shkonim më larg në Champions dhe të mos ishim eliminuar aq herët në kupën e Gjermanisë.

Çfarë ju ka ngelur peng nga sezoni që lamë pas?

Sigurisht që eliminimi në Champions dhe në Kupë. Ndak Kielit bëmë një ndeshje të mirë dhe nuk e meritonim eliminimin. Ndaj Parisit bëmë gjithçka për të shkuar në fazën tjetër, por u kushtëzuam shumë nga mungesat. Në dy ndeshjet ndaj PSG-së treguam që meritonim më shumë. Gjithsesi, në ndeshje të tilla fati luan një rol të rëndësishëm.

Cili ishte për ju momenti më i bukur i 2020-‘21?

Mund të themi që kemi shkuar një faqe të rëndësishme të historisë së Bajernit. Ajo që më ka bërë përshtypje është fakti që për shumë vite kam fituar shumë trofe me disa prej lojtarëve që kanë shumë kohë që luajnë me Bajernin. Kjo e bën edhe më të trishtë faktin që disa prej tyre nuk do të jenë më pjesë e Bajernit në të ardhmen.

Sa do t’ju mungojnë këta lojtarë? 

Shumë. Me ta kam përjetuar shumë momente të bukura dhe të vështira. Kemi qëndruar gjithmonë së bashku. Alaba, Boateng dhe Martinez kanë qenë lojtarë të shkëlqyer brenda dhe jashtë fushe. Por, ne do të vazhdojmë të qëndrojmë në kontakt. Nuk më ngelet gjë tjetër veçse t’i falënderoj për atë që kanë dhënë në këto vite. Kur luan prej kaq shumë vitesh në një skuadër është e vështirë për t’i thënë lamtumirë.

Si ka qenë marrëdhënia juaj me Hansi Flikun?

Kemi punuar që në 2009 së bashku. E njohim mirë njëri jetrin dhe mund të themi që them që kemi fituar shumë. Marrëdhënia jonë ka qenë gjithmonë korrekte. Nëse punon me përkushtim dhe pasion, suksesi është gjithmonë i garantuar. Si kapiten i skuadrës dhe si njeri nuk më mbetet gjë tjetër veçse ta falënderoj për çka ka dhënë për Bajernin. Nuk është e lehtë të fitosh në Mynih dhe kur vjen nga një eksperiencë e vogël, detyra bëhet edhe më e vështirë. Ishte një kohë e mrekullueshme. Hansi do të mbetet gjithmonë një trajner fitues dhe dera e tij te Bajerni do të jetë gjithmonë e hapur.

Leva dhe 41 golat, besonit që do t’ia dilte?

Robert bëri një sezon fantastik. Mendoj që nëse nuk do të kishte pësuar dëmtimin në fund të marsit, do të kishte shënuar më shumë gola. Ai është sulmuesi më i mirë në botë dhe këtë e tregoi edhe në këtë sezon. Me të mund të qëndrojmë të qetë pasi golat janë të sigurt. Ai ka dhe dy vite kontratë me ne dhe jam i bindur që do t’i respektojë deri në fund. Leva ka dhënë shumë për Bajernin dhe Bajerni i ka dhënë shumë atij. Është një marrëdhënie reciproke.

Related posts

PANIK në Romë përpara ndeshjes së Championsit, plagosen tifozët e CSKA-së

Isa.Autor

Merkato e Interit, Spalletti dëshpëron tifozët zikaltër

Q.Autor

“CR7 ËSHTË SULMUESI MË I MIRË”/ Gary Neville “bombardohet” në rrjetet sociale nga tifozët e Messit

Delo.autor

Leave a Comment