Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Teuta-Partizani. Rezultati 0-1

Në Durrës luhet një ndeshje drithëruese që mund të vlejë titullin kampion. Partizani me gjasë luan shansin e fundit, ndërsa Teuta kërkon ta hipotekojë trofeun pas 27 vitesh. Tri sfidat e para mes këtyre dy skuadrave janë mbyllur në barazim, ndërkohë që përballja e sotme pritet të bëjë diferencën për sa i përket fateve të sezonit.

Në rast se “demat” fitojnë në Durrës, jo vetëm që kalojnë bilancin në favorin e tyre (3 barazime, 1 fitore), por fitojnë edhe titullin kampion nëse dy skuadrat e mbyllin në fund me pikë të barabarta në krye të klasifikimit. Ndërkohë në krahun tjetër “demat” e Ilir Dajës, do të luajnë gjithçka për gjithçka, për të synuar deri në fund vendin e parë.

 

LIVE/ Teuta – Partizani 0-1

Çinari 24′

KOMENTI LIVE:

74′ Bardhi dhuron spektakël. Futbollisti i Partizanit, për pak sa nuk shënon një supergol me roveshatë, por fati nuk ka qenë me të, tentavia e tij ka shkuar ngjitur me traversën.

72′ Moment i mirë për Teutën. Arapi provon me kokë brenda zonës, pas harkimit të Plakut, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

68′ Teuta hidhet e gjitha në sulm në kërkim të golit të barazimit.

63′ Mundësi e shkëlqyer për Partizanin, me Bardhin, por portieri Frashëri mban në lojë Teutën, duke ndalur futbollistin e kuq, i cili ishte i vetëm përballë gardianit korçar.

63′ Zëvendësim te Partizani, largohet Kardozo, vendin e tij e merr Cara.

59′ Zëvendësim te Teuta, largohet nga fusha Asion Daja, në vend të tij Sebino Plaku.

58′ Jasir Asani merr karton të verdhë  për ndërhyrje të gabuar në mesfushë, ndëshkohet edhe Aleksi  për protesta.

51′ Shtylla i mohon golin e dytë Partizanit. Ishte mesfushori Murataj që provoi, me një predhë nga distanca, por topi u ndal te pjesa ku bashkohen 2 shtyllat.

47′ Aksion model i durrsakëve me Dejvi Bregun, i cili bën gjithçka mirë nga e majta, futet brenda zonës, por gjuajtja në momentet e fundit ka lënë për të dëshiruar.

46′ Starton pjesa e dytë, të dy trajnerët nuk bëjnë ndryshime.

Përfundon pjesa e parë. 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

44′ Tjetër tentavë e Brojës, mesfushori provon brenda zonës, por gjuajtja e tij nuk ka forcën e duhur, dhe shkon drejt e në duart e Frashërit.

39′ Valentino Murataj ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

35′ Tjetër mundësi për Partizanin nga krahu i majtë, Hakaj provon të serivë një top të rrezikshëm nga e majta, por kontrollon gjithçka portieri Frashëri, pas devijimit të Rustem Hoxhës.

31′ Rustem Hoxha provon me një gjuajtje tokazi nga goditja e dënimit, por tentativa e tij u ndal pa probleme nga gardiani Alban Hoxha.

30′ Teuta pas pësimit të golit hidhet në sulm në kërkim të barazimit, por mbrohen mirë futbollistët e Partizanit, që nuk lejojnë hapësira në repartin difensiv.

24′ GOOOOL PARTIZANI 0-1/ Të kuqtë e Ilir Dajës kalojnë në avantazh. Pas një mosmarrëveshje mes Arapit dhe Frashërit. përfiton sulmuesi Çinari, i cili i vjedh kohën portierit të skuadrës durrsake dhe shënon me kokë. Në festë kryeqytetasit. 

20′ Partizani provon të reagojë me anë të kundërsulmi. Kardozo shërben bukur brenda zonës për Asanin, i cili provon në hyrje të zonës, por gjuajtja e tij ishte e gabuar.

16′ Gjuajtje spektakolare e Todorovskit nga distanca, i jashtëzakonshëm Alban Hoxha, që fluturon në trekëndësh dhe devijon topin në këndore. Shumë pranë golit durrsakët.

13′ Rasti i parë për Partizanin, Asani, provon me një tentativë të rrezikshme nga distanca, por topi shkon drejt e në duart e Frashërit.

10′ Minuta tepër të vështira, për skuadrën e Partizanit, që ka rënë preh e presionit asfiksues të Teutës. Asnjë dalje e rrezikshme e “Demave” në këto minuta.

6′ Harkon Dejvi Bregu nga këndi, gjyqtari Ferhataj akordon fillimisht penallti, protestojnë futbollistët e Partizani, po pas konsulmit me gjyqtarin e linjës, Blerim Ziri, akordohet vetëm rivënie fundore.

6′ Teuta fiton goditjen e dytë nga këndi, pas gabimit të mbrojtësit Bitri.

3′ Fillim mjaft i mirë për Teutën, që ushtron presion të vazhdueshëm në portën e Partizanit, të vendosur mirë mbrojtësit e kuq.

1′ Ka startuar supersfida në “Niko Dovana” të Durrsit.

Related posts

STATISTIKAT MBI TRIBLIMET NË SUPERIORE/ Skënderbeu dhe mesfushori i Bylisit me saktësinë më të madhe, ja renditja…

Delo.autor

TEK PSG NUK JANË TË LUMTUR ME TUCHEL/ Drejtuesit e klubit francez marrin vendimin për të ardhmen e trajnerit

Delo.autor

PAS HUMBJES ME PARTIZANIN/ Flet trajneri Sadedini: Nuk kemi një objektiv real, shpresoj të…

Delo.autor

Leave a Comment