Futboll Seria A Sport

“MERITUAM MË SHUMË/ Zv.trajneri Inter-it: Juventus mbetet pikë referimi sepse…

Interi pësoi një disfatë 3-2 në transfertë kundër Juventusit, teksa ishte një ndeshje morali për zikaltrit pasi objektivat e tyre të sezonit janë arritur tanimë.

Pas ndeshjes, për mikrofonat e “Inter TV”, zëvendëstrajneri, Kristian Stelini u shpreh se Interi tregoi pjekuri në këtë ndeshje dhe e cilësoi si sukses pasi skuadra reagoi mjaft mirë në fushë në momentet kur u gjend në disavantazh.

Ndeshja: “Ne jemi të bindur që meritonim më shumë, por ishte e rëndësishme të vinim këtu dhe të tregonim se dëshironim të sillnim në shtëpi tre pikët. Ne u përpoqëm dhe patëm sukses me performancën, na vjen keq por kjo ndeshje nuk na ndryshon qetësinë dhe krenarinë tonë, ne duhet ta shijojmë këtë moment”.

Pjekuria: “Ne kemi punuar në këtë aspekt që nga dita e parë dhe përmirësohesh akoma më shumë në të tilla ndeshje. Nuk e filluam mirë ndeshjen, por reaguam mirë kur u gjendëm dy herë në disavantazh. Krenaria jonë si ekip mbetet”.

Juventusi: “Juve mbetet një pikë referimi sepse në dhjetë vitet e fundit ka qenë gjithmonë kështu dhe ne kemi luajtur në mënyrë të barabartë dhe rezultati nuk ka qenë gjithmonë i vërtetë. Ne kemi bërë hapa të jashtëzakonshëm në të tilla ndeshje, duhet të përmirësohemi dhe në Ligën e Kampionëve, e kuptojmë se duhet diçka më shumë, vitin e ardhshëm do të na duhet kjo pjekuri për Champions-in”, e mbylli fjalën e tij Stelini.

Related posts

“MACJA E ZEZË”/ Kukësit i kthehet makthi i Laçit, mundet dhe i “dorëzon” titullin Tiranës

Delo.autor

PAS KRITIKAVE TË TIFOZËVE/ Ramos shpjegon mënyrën e festimit të golit

Isa.Autor

KATEGORIA SUPERIORE/ Katër skuadra zbresin në fushën e blertë, ja ndeshjet e ditës së sotme

F.autor

Leave a Comment