Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

PO SHËLQEN NË KAMPIONATIN RUMUN/ Mesfushori Papa gjen sërish rrugën e rrjetës me Botoshanin (VIDEO)

Enriko Papa vijon të shënojë në Rumani. Mesfushori shqiptar, gjeti sërish rrugën e rrjetës me fanellën e Botoshanit, në një ndeshje dramatike, të vlefshme për kampionatin.

Skuadra e tij ishte duke triumfuar në pjesën e parë me rezultatin 1-3, teksa vendasit e Akademika Clinceni, arritën të përmbysnin shifrat në 4-3 në fragmentin e dytë të lojës.

Papa arriti të dërgonte topin në rrjetë në minutën e 45-të, ku pas një harkimi nga këndi, goditi saktë me kokë brenda zonës. Ky ishte goli i dytë radhazi dhe i katërti në kampionat për futbollistin shqiptar që është shndërruar në një lider te skuadra e Botoshanit.

Vlen të theksohet fakti se te skuadra kundërshtare e Akademika Clinceni, aktivizohet titullar, ish-mbrojtësi i Bylisit, Teutës dhe Partizanit, Amir Bilali.

Related posts

Alban Bushi: Ndaj Sllovakisë do të luajmë vetëm për të fituar

Q.Autor

E BUJSHME/ Klubi i Premier gati 30 milionë euro për të “rrëmbyer” yllin e Bundesliga-s…

Delo.autor

SEZONI KATASTROFIK/ Klubi i njohur i La Ligas shkon drejt shitjes

Delo.autor

Leave a Comment