Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“PËRQAFOJE EDHE NJË HERË RONALDON PËR MUA”/ Futbollisti i Kombëtares i bën komentin epik Vrionit (FOTO)

Xhakomo Vrioni është duke përjetuar një moment mjaft të mirë në karrierë me fanellën e Juventusit, ku shihet dhe pëlqehet shumë dhe nga tekniku Andrea Pirlo për ta grumbulluar në ekipin e parë.

Sulmuesi shqiptar gjithashtu ka qenë i grumbulluar dhe në sfidën ku Juventusi fitoi me përmbysje me rezultatin 1-2 në stadiumin “Dacia Arena” ndaj Udinezes. Vrioni ka publikuar një foto në profilin e tij në rrjetin social në “Instagram” duke u përqafuar me Kristiano Ronaldon pas dopietës së luzitanit që i dha suksesin “Zonjës së Vjetër”.

Në këtë foto Vrioni ka shkruar: “Deri në fund, gjithmonë.” Ndërkohë nuk ka vonuar komenti i futbollistit të Kombëtares shqiptare Ermir Lenjani duke i shkruar: “Përqafoje edhe për mua dhe njëherë baçin Ronaldo o vëlla.” Një koment epik ky i Lenjanit që nuk u la pa u parë nga të gjithë fansat e të dyve.

Related posts

LIVE/ Nisin sfidat: Interi dhe Barcelona masin forcat në stadiumin “CAMP NOU”

Isa.Autor

E INJORON ANGLIA/ Titullari i Mançester Junajtid mund të luajë për… Kongon

Delo.autor

SULMUESI KRASNIQI DREJT LARGIMIT/ Skënderbeu tenton të marrë yllin e Tiranës…

Delo.autor

Leave a Comment