Futboll Kategoria Superiore Sport

PRITJES SË GJATË I ERDHI FUNDI/ Dinamo rikthehet zyrtarisht në Kategorinë Superiore pas 9 vitesh (VIDEO)

Pritjes së gjatë i erdhi fundi, “nëndetësja” del në breg! Dinamo rikthehet në Kategorinë Superiore, pas 9 vitesh mungesë. Blutë e drejtuar nga trajneri Uku, arritën të triumfonin në përballjen ndaj Vorës me rezultatin 0-2, duke siguruar matematikisht rikthimin në elitën e futbollit shqiptar, 1 javë para fundit të kampionatit. Golat e fitores për skuadrën kryeqytetase, i realizoi sulmuesi Mustafa Xhixhiua në minutat 12 dhe 88-të.

Në sfidën tjetër që u luajt paralelisht, Burreli triumfoi në transfertë ndaj Korabit me rezultatin 0-1. Me këtë fitore matjanët pozicionohen zyrtarisht në vendin e dytë, teksa do të përballen me Tomorin në “Play-Off”, fituesja e çiftit Tomori-Burreli, do të ndeshet me skuadrën që renditet në vendin e 8-të në Kategorinë Superiore.

Related posts

Mourinho: Duam fitoren, për vendin e dytë

Sadik.Autor

MANCESTER CITY DËSHIRON ME ÇDO KUSH MBAPPE/ Presidenti Mansour urdhër stafit për blerjen e tij verën e ardhshme

Delo.autor

ZBULON PLANIN E SË ARDHMES/ “Pleshti” kërkon informacione shokut të kombëtares për…

Delo.autor

Leave a Comment