Futboll Premier League Sport

PUBLIKOHET TOP-11 E PREMIER LEAGUE/ E zbulojnë mediat, një shqiptar në formacionin e vitit në Angli

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka është renditur krah yjeve të Premier Ligës duke fituar një vend në formacionin më të mirë të sezonit që lamë pas.

28 vjeçari zhvilloi një sezon mjaft të mirë duke mbajtur në krah shiritin e kapitenit tek skuadra e Arsenal, madje duke ndikuar shumë në performancën e londinezëve.

“Topçinjtë” nuk zhvilluan një sezon të mirë, por ja dolën disa herë të tregonin qëndrueshmëri në kampionat, madje arritën të shkonin deri në gjysmëfinale të Ligës së Europës, ku u eliminuan më pas nga spanjollë e Vilareal.

Xhaka renditet krah sulmuesit të Totenhem, Harri Kejn dhe mesfushorit të Junajtid, Bruno Fernandes.

Formacioni më i mirë nga “CIES Observatory’s”: Ederson, Kanselo, Lindelof, Ruben Dias, Robertson, Rodri, Xhaka, Fernandes, Maunt, Sterling, Kejn.

Related posts

PLASIN KUNDËRSHTITË/ BOLT I ÇMENDUR, kërkon 3 milionë dollarë kur nuk di të…

Isa.Autor

VAZHDON SHKËLQIMIN NË HUNGARI/ Uzuni protagonist tek Ferencvaros, shënon golin vendimtar të sfidës (VIDEO)

Delo.autor

Thiago Silva sërish në Moskë/ Braziliani dikur preku vdekjen tani kërkon ”parajsën”

Sadik.Autor

Leave a Comment