Futboll Kategoria Superiore Sport

SKËNDËRBEU-VLLAZNIA/ “Korçarët” si bunker, “Shkodranët” besojnë tek Dilaveri. Ja formacionet e mundshme…

Te Skënderbeu ndihen gati për finalen e Kupës, të cilën sot do ta diskutojnë ndaj Vllaznisë. Për këtë ndeshje trajneri Migen Memelli nuk do ta ketë plotësisht të plotë grupin, pasi dihet se Elvi Bershi, lojtari që i dha kualifikimin në Durrës, do të mungojnë për shkak të pezullimit nga kartoni i kuq, ku lojtari pasi shënoi harroi dhe hoqi fanellën gjatë festimit dhe për këtë pakujdesi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Gjithsesi, lajm i mirë është rikuperimi dhe gatishmëria e sulmuesit ganez, Alferd Mesah, i cili pritet që ta nisë nga minuta e parë ndaj shkodranëve. Me Memellin Skënderbeu ka qenë “bunker” prapa. E njëjta gjë pritet edhe sot ndaj Vllazninsë, ku prapavija e korçarëve do të përbëhet nga 5 lojtarë. Dy mbrojtësit anësorë, Meksi dhe Zguro, në fazën ofensive shkojnë në ndihmë të sulmit, ku në disa ndeshje kanë qenë efektiv me krosimet e tyre nga krahët.

Trajneri Brdariç, dje i ka dhënë dorën e fundit formacionit që pritet të hedhë nga minuta e parë në përballjen ndaj Skënderbeut. Vllaznia është e plotë para këtij takimi. Nga sa mësohet, tekniku Brdariç nuk ka lënë asgjë për minutën e fundit, pasi e ka të qartë formacionin. Në jo pak raste në ndeshjet e fundit, gatishmëria e të gjithë lojtarëve ka krijuar jo pak dilema për stafin në përzgjedhjen e formacionit.

Në finalen e Kupës, Vllaznia pritet t’i besojë Dilaverit në sulm, ndërsa Shehi, Avdijaj dhe Ardit Hoxhaj pritet ta nisin nga stoli. Nisur nga kjo, prapavija pritet që të formohet nga Zogoviç në portë, si dhe katërshja e mbrojtjes Gurishta-Adili-Imami-Isaevki. Krymi dhe Marku do jetë dyshja para mbrojtjes, Kruja Jonuzi dhe Da Silva është treshja pas Dilaverit, që mendohet si pikë referuese në majë të sulmit. Stoli ka plot alternativa dhe nuk është çudi që të ketë ndonjë surprizë para ndeshjes.

Related posts

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Teuta-Kukësi. Rezultati 0-0

Delo.autor

PEZULLIMI NGA KOMPEDICIONET/ UEFA takim me Skënderbeun për të shmangur… KAS-in

Isa.Autor

Rinovimi i kontratës, Ze Maria dhe Refik Halili vendosin gjithçka sot

Sadik.Autor

Leave a Comment