Champions League Futboll Sport

STATISTIKAT/ Francezët e PSG-së nuk përmbysin kurrë, Manchester City në histori

– Mançester Siti ka fituar 6 ndeshjet e fundit të Champions-it dhe nëse do të fitojë edhe të sotmen, do të bëhet skuadra angleze me serinë më të gjatë të fitoreve radhazi në historinë e Kupës së Kampioneve/Ligës së Kampioneve.

– Në një turne të rëndësishëm europian, PSG-ja nuk ka arritur kurrë të kualifikohet, pasi ka humbur ndeshjen e parë me eliminim direkt në shtëpi.

– “Qytetarët” kanë fituar 10 nga 11 ndeshjet e Ligës së Kampioneve këtë sezon (1 humbje), duke shënuar 23 gola dhe pësuar vetëm 4. Ata mund të bëhen skuadra e parë angleze që fiton 11 ndeshje gjatë një sezoni të vetëm të Kupës së Kampioneve/Ligës së Kampioneve, duke thyer kështu rekordin e 10 fitoreve radhazi të Mançester Junajtidit në sezonin 2002-‘03.

– Pep Guardiola do të thyejë sot, rekordin e Karlo Ançelotit si trajneri me numrin më të madh të ndeshjeve me eliminim direkt në historinë e Ligës së Kampioneve (do të bëheshin 63).

– Kilië Mbape nuk bëri asnjë goditje në portën e Sitit në ndeshjen e vajtjes një javë më parë në “Parc des Princes”. Megjithatë, sulmuesi francez i PSG-së ka shënuar në të vetmen ndeshje që ka luajtur në “Etihad” në karrierën e tij, me Monakon në shkurt 2017.

– Siti nuk mposhtet në të katërta përballjet me PSG-në: 2 fitore, 2 barazime, duke fituar ndeshjen e tyre të fundit në shtëpi kundër francezëve në prill 2016, e vlefshme për çerekfinalen e kthimit të Ligës së Kampioneve.

– Vetëm me Milanin është përballur PSG-ja (4 herë) më shumë sesa me Sitin në Champions pa arritur t’i mundin (3).

– Siti mund të arrijë finalen e parë europiane pas 51 vitesh, kur ata fituan Kupën e Kupave në 1970 kundër Gornik Zabrzesë.

Related posts

GOLI I ÇUDITSHËM/ Shikoni si shënon CR7 pasi humb ekuilibrin (VIDEO)

Delo.autor

E quajti lojtar pa b…, Kosova përgjigje Panuçit: Je i vogël, e kemi larë historinë me gjak

Sadik.Autor

E PAZAKONTË NË ITALI/ Ja momenti kur portieri i mohon golin ekipit kundërshtar me ndihmën e rrjetës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment