Futboll Seria A Sport

STUHI NË FUTBOLLIN ITALIAN/ Gjyqtari akuzon kolegët: Manipulojnë rezultatet për t’u ngjitur në Serinë A

Një stuhi e vërtetë mund të ndodhë në sistemin e arbitrimit italian, teksa dy gjyqtarë që gjykojnë në Serinë B kanë dorëzuar në prokurorinë e Romës një padi kundër kolegëve të tyre duke i akuzuar se manipulojnë komisionin e arbitrave me arsyen e ngjitjes në sistemin e arbitrimit Serinë A.

Daniele Mineli dhe Nikolo Baroni janë dyshja e cila ka marrë guximin të dorëzojë në  prokurori një dosje me 7 faqe. Sipas asaj që raporton “La Repubblica” arsyeja e vërtetë është se gjyqtarët manipulojnë komision mbikqyrës të arbitrave në mënyrë që këta të fundit tu japin nota të larta me qëllim promovimin në Serinë A.

Në dosje përfshihen dhe biseda me mesazhe të gjyqtarëve ku flitet për ndryshim vlerësimi. Në këtë çështje është përfshirë dhe Federata italiane e futbollit e cila ka kërkuar që procesi të jetë sa më i pavarur dhe produktiv.

Ndërkohë avokati i Minelit dhe Baronit u shpreh optimist për procesin dukë kërkuar që dy klientët e tij të kthehen sa më shpejt në fushën e blertë.

“Sa për mua ky mund të jetë mashtrim dhe ndryshim i konkursit sportiv. Çështja duhet të shqyrtohet nga prokurori. Do të doja që drejtësia të bëhej sa më shpejt që të jetë e mundur, për të siguruar që klientët e mi të kthehen në fushë”, shprehet avokati i dyshes akuzuese të gjyqtarëve.

Related posts

STATISTIKAT/ Ndeshja Real Madrid-Inter, nuk do ta besoni dot sa vite kanë “Zikaltërit” pa fituar në “Bernabeu”

Delo.autor

DUHET NJË MREKULLI PËR TITULLIN/ Por te Kukësi nuk kanë ndërmend të dorëzohen

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ SKËNDERBEUT/ Ardian Mema: Normalisht fitorja të gëzon, ekipi ka shfaqur…

Delo.autor

Leave a Comment