Futboll Sport

VIJOJNË PËRGATITJET JASHTË QYTETIT/ Lojtarët e skuadrës së madhe europiane karantinohen në hotel me… familjarët

Bajerni i Mynihut është duke bërë përgatitjet e fundit para ndeshjes me Fraiburgun në fundjavë. Klubi gjerman vendosi që stërvitjet e fundit të kryhen në resortin Ahental, i cili ndodhet pranë një liqeni jashtë qytetit.

Lojtarët janë futur në resort së bashku me familjet e tyre duke qëndruar në kushte karantine. Drejtuesit vendosën të merrnin këto masa për të parandaluar një infektim të mundshëm të lojtarëve të cilët janë izoluar prej ditësh në resort dhe nuk bëjnë asnjë aktivitet tjetër përveçse stërviten dhe shëtisin duke evituar grumbullimet në vende publike.

Familjarët e lojtarëve kanë mundësi të ndjekin seancat stërvitore duke mbështetur skuadrën në javët e fundit të kampionatit, kampionat i cili është fituar para dy javësh nga Bajern.

Related posts

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Vendoset e ardhmja e Eriksen, Inter gjen zëvendësuesin e Lukakut në… Kinë

Delo.autor

ÇFARË NDODHI? Rey Manaj përfundon në spital para Serbisë, u helmua nga ushqimi

F.autor

AUTOGOLI MË I PAFAT VJEN NGA KATARI/ Ja momenti kur bashkëpunimi mbrojtës-portier sjell gol për rivalin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment