Futboll La Liga Sport

E BUJSHME/ Zidane do largohet në fund të sezonit, projektohet kandidati për stolin e Real Madrid-it

Zinedin Zidan tashmë e ka vendosur dhe në fund të sezonit do të largohet nga drejtimi i Realit të Madridit.

Tekniku francez ia ka bërë të ditur këtë edhe lojtarëve, gjatë një komunikimi me ta ditën e djeshme. Në këtë situatë, drejtuesit e Realit kanë nisur nga puna, për të gjetur zëvendësuesin e Zidanit në stol.

Të shumtë janë emrat e trajnerëve që qarkullojnë për të marrë drejtimin e madrilenëve, teksa së fundmi në skenë ka dalë edhe Karlo Ançeloti. Ky i fundit drejton Evertonin në Premier Ligë, por sezonin e ardhshëm mund të shikojmë përsëri në stolin e spanjollëve.

Për italianin do ishte një rikthim në stolin e Realit, të cilët i drejtoi nga viti 2013 deri në vitin 2015, ku arriti të fitojë edhe Ligën e Kampioneve.

Related posts

Trajneri i ri befason Arsenalin me transferin nga Serie A

Sadik.Autor

Barcelona vihet në ndjekje të talentit turk

Sadik.Autor

Mund ta blinte 2 milion Euro/ Manchester United gati të paguajë 50 milionë për KROATIN

Isa.Autor

Leave a Comment