Futboll Sport

ANALIZA/ Chiesa dhe ndërrime të vonuara, çfarë shkon dhe jo te kjo Itali

Një traversë spekta kolare e Çiro Imobiles në pjesën e parë dhe një gol i anuluar i Marko Arnautoviçit për çështje milimetrash në të dytën ishin pasqyra e 90 minutave me rrjeta të paprekura të Itali-Austrisë. Ndryshe nga grupet, “Axurrët” papritur nuk u panë më spektakolarë, por nëse në 45 minutat e para bënë një lojë oportuniste, po duke bërë edhe shumë gabime në pasime, në gjysmën e parë të së dytës u bënë edhe më të lexueshëm në lojë.

Nëse përballë do të kishin pasur ndonjë skuadër tjetër dhe jo Austrinë, e cila nuk prodhon futboll, por tentoi gjithçka në kundërsulm, pa dyshim që për djemtë e Mançinit fundi mund të kishte qenë mjaft i hidhur. Gjithsesi, forca e kësaj Italie është stërthënë se është grupi dhe pikërisht zëvendësimet e bëra nga Roberto Mançini sollën edhe zgjidhjen e ndeshjes, shumë lehtë madje në pjesën e parë të kohës shtesë: dy aksione vertikalizuese, dy gola të shënuar, me Kiezën e Pesinën, respektivisht në minutat 95 dhe 105.

Dy aksione të cilat futën menjëherë në mendime trajnerin e të kaltërve se çfarë korrigjimesh duhet të bëjë për ndeshjen me…, pasi siç u pa, një si Kieza nuk mund të lihet absolutisht në stol në vend të Berardit dhe ndoshta Lokateli, kundër skuadrave të mbyllura si Austria ka atë pasimin më të shpejtë dhe vertikalizues sesa Verrati. Pastaj, Pesina është një siguri, kur shihet se Barela nuk është i karikuar.

Në të njëjtën kohë, në çerekfinale duhet të kthehet nga minuta e parë edhe Kielini, pasi duke parë golin e pësuar në minutën e 114-të nga Kalajxhiç, me kokë në shtyllën e parë, konfirmon se diçka në ingranazhet e prapavijës pa kapitenin nuk funksionon. Gjithsesi, Italia mundi Austrinë 2-1 sipas parashikimeve, ndonëse lodhjen e 120 minutave mund ta kishte shmangur, në pritje të duelit të 2 korrikut, në “Allianz Arena” të Mynihut. Por çfarë shkoi dhe çfarë nuk shkoi me këtë Itali, e cila tani pret të ketë testin e parë të vërtetë kundër…?

ÇFARË FUNKSIONON – Forcë dhe shpirt grupi, por edhe zgjedhje luksi në stol janë një ndër pikat e fortë të Italisë. E vërteta është se duke pasur luksin që të ndryshosh ndeshjen me freskinë dhe talentin e Kiezës, Lokatelit e Pesinës është diçka që pak kombëtare e kanë në këtë Europian. Italia, edhe ndaj Austrisë ndoshta nuk kishte shumë thellësi, por në pjesën e parë ishte ajo që e udhëhoqi lojën, shtrëngoi brenda mesfushës së saj rivalët, të cilët arritën ta shkelnin me pikatore zonën “axurre”.

Kjo, falë edhe një presingu mbytës dhe shumë të veçantë të urdhëruar nga Mançini. Në foton 1 shihet se si qendërmbrojtësi Açerbi, por edhe mbrojtësi i krahut të djathtë Di Lorenco shtrëngoheshin mes tyre në 30 metrat e fundit të mesfushës së Austrisë, duke mos u lënë shumë alternativa rivalëve. E gjithë Italia punoi në bllok dhe Arnautoviç me shokë edhe topin kishin pak raste për ta prekur. Në fraksionin e dytë, u pa qartë se Italia po vononte shumë pasimet dhe Mançini vendos që të ndërrojë Verratin me Lokatelin dhe Barelën me Pesinën.

Menjëherë u dallua se freskia në këtë repart ishte e nevojshme, pasi Italia nis të qarkullojë topin më mirë, pasimet janë më të shpejta, por falë shpejtësisë së pasimeve të Lokatelit sidomos për të pakapshmin Spinacola nisi të goditej më shpesh portë. Pesina ndërkohë është një magnet për mbrojtjen rivale, fantastik në lëvizjet e tij në rrethin e 16 metrave, duke u shndërruar në një sulmues të katërt dhe duke çoroditur Alabën me shokë. Dhe në fund, lëvizja vrasëse definitive ishte hedhja në fushë e Kiezës, në të 84-ën, të cilit i mjaftuan 5 minuta nga shtesa e parë për t’i treguar derën e daljes nga Europiani Austrisë. Ndërkohë, Pesina kompletoi veprën me aksionin e nisur nga Lokateli, plus asistin nga toka të Açerbit, aq sa as goli i Kalajxhiçit 6 minuta nga fundi nuk trembte më askënd.

ÇFARË NUK SHKOI – Këtu analiza duhet nisur nga fundi. Nuk ka dyshime që Verrati është një mesfushor gjenial, por pika e fortë e kësaj Italie të parë në grupe ishte shpejtësia, diçka që fantazisti i PSG-së ia minimizon. Vërtet skema me dy organizatorë e Mançinit jep efekte, por ndoshta Verrati kushtëzon shumë pozicionin e Zhorzhinjos.

Marko nuk është nga ata lojtarë që vertikalizojnë nëse nuk janë të sigurt, ndaj duke kërkuar shumë shpesh vetëm pasimin e sigurt për Spinacolën apo atë të shkurtër për Zhorzhinjon, bënte që loja të ishte tepër e lexueshme dhe Barela në shumë raste, kur gabimi pasohej, kapej në kundërkohë, duke lënë një boshllëk të madh prapa. Ajo që nuk shkoi ishte fakti se për 70-80 minuta, Italia luajti vetëm në të majtë, ku tentohej të shfrytëzohej vetëm shpejtësia e Spinacolës. Por pasi Austria i kishte marrë mirë masat ndaj tij, duke e detyruar anësorin e Romës që të futej më në qendër të fushës, duke dërguar Insinjen në vijën anësore, në këtë mënyrë sulmuesi i Napolit dilte shpesh jashtë pozicioni (foto 2).

Nga ana tjetër, Berardi mund të ketë klas, por vonon shumë pasimin e fundit. Shpesh kërkon një driblim apo pasim të kotë, ndërkohë që mund të tentohet porta, por në të njëjtën kohë gaboi disa pasime të fundit dhe mbi të gjitha nuk sulmon kurrë pa top thellësinë e zonës. Në një ndeshje ku të kërkohet të fitosh, me një skuadër që mendon më së shumti të mbrohet, duhet të sulmosh nga krahët, me lëvizje pas shpatullave të mbrojtjes rivale, detyrë që Kieza e bën në perfeksion, por edhe me ndihmën e lëvizjes së Pesinës e Belotit (foto 3), të cilët tërheqin në krahun e kundërt të gjithë prapavijën austriake dhe i lejojnë Kiezës një shkretëtirë të tërë përpara për të shënuar golin e 1-0.

Italia fitoi, po, por Mançini nuk duhet t’i lejojë vetes që të mos ketë një sulmues si Kieza mes titullarëve dhe zëvendësimet e bëra prej tij, duke hedhur Federikon vetëm në minutën e 84- t, ishin tepër të vonuara. Fatmirësisht për trajnerin, edhe pse hynë vonë, ishin sërish të ardhurit nga stoli që janë gjithmonë gati të shënojnë.

Related posts

Alisson: Brazili im tregoi veten ndaj Gjermanisë/ Tani e ka radhën Barça

Sadik.Autor

TRAJNERI NË VERSIONIN “ULTRAS”/ Ja çfarë bën Ancelotti në festën e Napolit… (VIDEO)

Isa.Autor

NUK NDALET “TERMINATORI” I FUTBOLLIT/ Messi i dhuron derbin “Katalansave” dhe barazon dy legjendat (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment