Futboll Seria A Sport

“ATA JANË DY PERSONALITETE TË NDRYSHME, POR…”/ Kulusevski krahason Ronaldon dhe Ibrahimovic

Sot, Suedia do të luajë kundër Ukrainës në 1/8 finale të “Euro 2020”. Futbollisti i kombëtares skandinave dhe Juventusit, Dejan Kulusevski, foli për “Sportbladet”, ku krahasoi Cristiano Ronaldon dhe Zlatan Ibrahimovic, njëri bashkëlojtar te Juventusi dhe tjetri në ekipin kombëtar:

“Ata janë dy personalitete të ndryshme, por kanë disa gjëra të përbashkëta. Janë dy liderë, që iu pëlqen të drejtojnë grupin. Unë shkoj mirë me të dy. Kam mësuar shumë prej tyre, sepse unë i shikoj me vëmendje në stërvitje dhe kërkoj t’u vjedh sa më shumë gjëra. Një bekim për ta parë Zlatan në ekipin kombëtar, kohët e fundit. Jam i lumtur që pata mundësinë të luaja me të”.

Related posts

“ME FLICK FITUAM GJITHÇKA, SHKRUAM HISTORINË”/ Lewandowski “bekon” Nagelsmann: I duhuri për Bayern

Delo.autor

ZYRTARE/ Realizoi vetëm një gol në Superiore këtë sezon, sulmuesi prezantohet te klubi jashtë vendit

F.autor

REKORD UNIK I KOMBËTARES/ 3 pikë drithëruese dhe një fitore që ndez zemrat kuqezi

Delo.autor

Leave a Comment