Futboll Sport

“BARELLA DO TË JETË SURPRIZA E “EURO 2020″/ Trajneri Lippi: Kjo Itali di si të fitojë, ata janë të vetëdijshëm për forcën dhe…

Trajneri kampion bote me Italinë, Marçelo Lipi, cilëson Nikolo Barelën si yllin e skuadrës së Roberto Mançinit në Europian.

Arkitekti i triumfit të të kaltërve në Gjermani 2006 flet për pritshmëritë e “Axurrëve” gjatë një interviste për “La Gazzetta dello Sport” dhe beson se fantazisti i Interit do të jetë ylli që do shkëlqejë për Italinë këtë verë. Por, për të nuk do të jetë aspak një surprizë, sepse 24-vjeçari tashmë është një lojtar i afirmuar.

“Barela nuk është plotësisht i ri, sepse ka dy sezone që luan me Interin dhe ka luajtur edhe në Champions, por ai do të jetë surpriza e Europianit. Ka ardhur koha e tij. Më pëlqen mënyra se si luan, se si lufton, se si vrapon. Ai është ylli ynë”, thotë Lipi për talentin e kampionëve të Italisë. Lorenco Insinje shënoi në pjesën e dytë në fitoren 4-0 ndaj Republikës Çeke në miqësoren e “Dall’Ara” dhe Lipi vlerëson edhe paraqitjen e sulmuesit të Napolit:

“Lorenco ishte i shkëlqyer kundër Çekisë. Ai luan gjithnjë me shumë kualitet në një kontekst që duket i bërë për të. Sapo Italia ka topin, ata vrapojnë në hapësirë dhe Insinje është gati, si nga krahët ashtu edhe në qendër”. Lipi shtoi se Italia është e vetëdijshme për forcën e saj, por nuk mendon se skuadra do të vuajë nga euforia:

“Këta djem dinë si të fitojnë. Ata janë të vetëdijshëm për forcën dhe superioritetin e tyre. Nuk është eufori, por vetëvlerësim. Këto dy miqësore kundër kundërshtarëve të fortë ishin bindëse dhe nga përvoja ime unë do të thosha se jemi gati”.

Related posts

DO TË QËNDROJË APO DO TË LARGOHET? Lewandowski ka dyshime për të ardhmen, Bayern zgjedh pasardhësin

Delo.autor

“NUK ËSHTË E VËRTETË QË NAPOLI S’DONTE TË UDHËTONTE NË TORINO”/ Avokati i klubit: Humbja 3-0 në tavolinë

Delo.autor

MOLDAVI-SHQIPËRI/ Gol me finte, Manaj gjen më në fund rrugën e rrjetës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment