Futboll Sport

ZYRTARIZON “DIVORCIN” ME VLLAZNINË/ Mesfushori Marku: Erdhi momenti të filloj një kapitull të ri në…

Herald Marku ka zyrtarizuar “divorcin” me Vllazninë. Nëpërmjet një statusi në “Instagram”, mesfushori ka konfirmuar se nuk do të jetë më pjesë e skuadrës shkodrane, pas 2 sezonesh të paharrueshme me fanellën kuqeblu.

Në postimin e Markut, nuk kanë munguar falënderimet e shumta, për drejtuesit, stafet teknike dhe mjekësore, si dhe për shokët e skuadrës dhe tifozët.

Vlen të theksohet fakti se pas përfundimit të aventurës me Vllazninë, mesfushori do të nis një kapitull të ri në karrierën e tij, teksa ka arritur akordin me Partizanit dhe do të veshë fanellën e “demave” në të ardhme, duke firmosur një kontratë 2-vjeçare.

POSTIMI I MARKUT: 

Pershendetje!
Pas dy sezonesh te paharrueshme me Vllazninë, erdhi momenti te filloj nje kapitull te ri ne karrieren time.
Kalova çaste te mrekullueshme dhe qe do ti mbaj mend gjate ❤️💙
Dua te falenderoj Bordin Drejtues per mundesine e dhene, per te qene pjese e Vllaznisë, Kryetaren e Bashkise Voltana Ademi, Drejtorin Suad Licin dhe Sponsorin Alban Xhaferri.
Falenderoj stafin teknik, tranjerin Thomas Brdariç per besimin dhe mbeshtetjen e madhe per mua gjate sezonit, Elvis Plorin, Safet Osja, Ideal Lekiqi dhe Altin Nikshiqi.
Falenderoj stafin mjeksor, Zydi Coba, Ilirjan Haxhaja dhe Ani Ferhati.
Falenderoj te gjithe shoket e ekipit qe çdo sfide e kaluam sebashku. Cdo moment ishim si nje familje per mua.
Falenderoj kapitenin Erdenis Gurishta per mbeshtetjen qe nga dita e pare.
Nuk mund te harroj pa falenderuar te gjithe tifozët e mrekullueshem te Vllaznise.
Kane gjetur mundesine te na perkrahin gjithmone edhe ne kete vit te veshtire.
Ju falenderoj perzemersisht

Related posts

UEFA nuk i ndahet Skënderbeut, vjen dënimi i dytë

Sadik.Autor

Vendimet e Disiplinës/ E pëson keq futbollisti i Kamzës, 4 të dënuar për incidentin në Peshkopi

Sadik.Autor

Guardiola: Vështirë të gjesh lojtar më të mirë se Iniesta

Sadik.Autor

Leave a Comment