Futboll Sport

UEFA U TËRHOQ/ Zbulohet prapaskena e bujshme për Super League, Ceferin mund të arrestohej

Pak ditë më parë, UEFA u tërhoq nga kërcënimi për skuadrat organizatore të Super Ligës Europiane duke pezulluar përkohësisht hetimet për Realin e Madridit, Barcelonën dhe Juventusin si të vetmet që kanë mbetur ende në unionin e klubeve të mëdha për krijimin e saj.

Mirëpo, pas kësaj fshihet një prapaskenë e madhe, të cilën “New York Times” e ka zbuluar një ditë pas tërheqjes së organeve disiplinore të UEFA-s. E gjithë kjo ka ndodhur për shkak se Ceferin rrezikonte arrestimin, në rast se do të shkonte deri në fund me kërcënimin për përjashtim nga Champions-i të këtyre tri skuadrave. Do të ishte një dëmtim shumë i rëndë i të drejtave të imazhit për të gjithë organin drejtues të futbollit europian. Tariq Panja, gazetari i prestigjiozes “New Yourk Times”, ka zbuluar të gjithë prapaskenën e tërheqjes së UEFA-s.

“UEFA nuk e pa të arsyeshme që të shtynte më tej ndëshkimin e tri skuadrave të mëdha europiane, Juventus, Real Madrid dhe Barcelona, për shkak të vendimit të dhënë nga gjykata në Madrid në lidhje me projektin e Super Ligës. Nëse klubet do të ndëshkoheshin, autoritetet spanjolle mund të futeshin më pas në veprim duke arrestuar Ceferin & CO”, ka qenë shpjegimi që ka dhënë gazetari i prestigjiozes amerikane. Gjykata e Madridit ishte ndër të parat që vendosi në favor të klubeve të cilat ideuan Superligën, duke u shprehur se nuk mund të kishte një dënim nga organet e UEFA-s dhe FIFA-s kundrejt këtyre skuadrave.

Vendime mbrojtëse që përkohësisht shërbejnë si mburojë për tri klubet e mëdha europiane dhe duket se kanë detyruar UEFA-n të tërhiqet, mirëpo qartësisht tanimë ka një ndarje shumë të madhe të raporteve mes Ceferinit dhe drejtuesve të këtyre tri skuadrave. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me këtë projekt të gjigantëve europianë, të cilët vendosën të dalin hapur në kërcënim të organizimeve që bën UEFA, duke premtuar për klubet përfitime marramendëse si një shpëtim për futbollin që, sipas tyre, po shkon drejt falimentit.

Related posts

Gattuso: Kemi bërë një hap mbrapa

Delo.autor

PROTAGONIST NË 2 NDESHJE ME HOLANDËN/ Fqinjët komplimente mbrojtësit: Më i urti i lagjes, jo si Depay…

Delo.autor

PO SHKËLQEN/ Mesfushori SHQIPTAR “MBRET” në Holandë, lë pas yjet e Ajaksit dhe PSV-së

Isa.Autor

Leave a Comment