Futboll Sport

ZBULON SI E BINDI MESFUSHORIN ADEMI TË NDRYSHOJË KOMBËTARE/ Ibraimi: Shkova me babain dhe…

Sulmuesi i Kukësit, Agim Ibraimi në një intervistë të dhënë për një emision në Maqedoninë e Veriut, ka zbuluar se si arriti ta bindë Arijan Ademin të lërë Kroacinë për kombëtaren maqedonase.

Ibraimi thotë se asokohe Maqedonia ishte shumë keq, teksa nuk renditej as në 100 kombëtaret më të mira, por shton më tej se gjithçka me kohën ndryshoi.

“Në fillim ishte e vështirë t’i ndryshoja mendjen Ademit. Ne donim me çdo kusht që ai të ishte pjesë e ekipit kombëtar të Maqedonisë. Unë dhe babai im shkuam dhe e bindëm atë të na bashkohej. E dinim që do na ndihmonte shumë dhe tani e kuptojmë se kishim të drejtë. Në fillim ai nuk donte dhe kjo është normale, pasi ne ishim kombëtarja e 110-të në renditjen e FIFA-s, pro hap pas hapi ia dolëm ta bindim. Ai tashmë është një nga lojtarët kryesorë të ekipit. Ne jemi shumë të fortë me të në fushë”, tha Ibraimi.

Kujtojmë se Ademi ka luajtur me kombëtaret e moshave të Kroacisë, madje ka zhvilluar edhe 9 ndeshje me ekipin e parë kroat, pro në 2014 vendosi të kalojë te Maqedonia e Veriut dhe nga ajo kohë ka luajtur 19 ndeshje me këtë kombëtare, ku ka arritur të shënojë edhe 4 gola.

Related posts

Talentet shqiptarë janë kthyer në mollë sherri, presidenti Vokrri ankesë në FIFA ndaj FSHF

Q.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Juventus arrin akordin me mbrojtësin 21-vjeçar… (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

KUPA E BOTËS/ Spektakël në “Kazan Arena” Argjentina shënon golin e tretë ndaj Francës

Sadik.Autor

Leave a Comment