Futboll Sport

ELIMINIMI NGA “EURO 2020″/ Portieri Lloris: Dështuam në shanset tona, ja çfarë ndodhi në dhomat e zhveshjes

Zhgënjimi në sytë e Hugo Lloris. Pas ndeshjes ishte kapiteni i Francës që doli përpara mediave, duke konfirmuar edhe një herë tjetër se sa vlen ai për skuadrën. Në analizën e tij të 120 minutave, portieri u shpreh:

“Nuk mund të flasim për një ndeshje të humbur, por meqenëse jemi skuadra e Francës, kampionia në fuqi e botës, nuk është një rezultat i mirë për t’u eliminuar kaq herët. Kur Zvicra mori avantazhin, bëri ndryshime taktike, por kjo ishte normale. Në ditëm të përmbysnim përkohësisht rezultatin, por mbase nuk luftuam sa duhej. Goli i tyre i tretë na preu gjunjët dhe më pas përfundoi gjithçka në mënyrën më të keqe të mundshme.

Fatmirësisht, ky grup ka shumë të rinj që do të dinë të reagojnë dhe të ngrenë përsëri këtë kombëtare aty ku e meriton”. Loris zbuloi se mes lojtarëve ka pasur edhe një ballafaqim pas përfundimit të takimit me Zvicrën dhe secili ka marrë përsipër përgjegjësitë. Për Loris, eliminimi i djeshëm duhet të shërbejë si mësim për të ardhmen.

“Pas ndeshjes folëm me njëri-tjetrin në dhomat e zhveshjes. Vura re se kishte shumë zhgënjim për atë që donim të bënim dhe që fatkeqësisht nuk e bëmë. Gjuajtjet nga pika e bardhë janë lotari, por mendoj se mund të kishim shënuar në kohën shtesë sepse i kishim disa mundësi. Siç thashë, kemi një grup të mirë, me një mentalitet të mirë. Do ta analizojmë këtë ndeshje, por ka shumë rëndësi që ta mbajmë kokën lart”, përfundoi deklaratën e tij kapiteni i “Gjelave”, Hygo Loris.

Related posts

NATIONS LEAGUE/ Anglia rihap sfidën, Rashford është perfekt nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Juventus mposht me “POKER” Zenit dhe kualifikohet në fazën tjetër

Delo.autor

Isli HIDI “tremb” rivalët: TEUTA “kockë e fortë” për çdo kundërshtar

Isa.Autor

Leave a Comment