Futboll Sport

“EURO 2020″/ 37-vjeç e 321 ditë, Pandev hyn në histori me golin e shënuar ndaj Austrisë

Sfida e Grupit  C, Austri-Maqedoni e Veriut (3-1), e vlefshme për Kampionatin Europian ka bërë që lojtari i Maqedonisë,  Goran Pandev të hyjë në histori.

Goli i shënuar nga sulmuesi maqedonas i cili barazoi momentalisht rezultatin në mininutën e 28-t, ka hyrë në histori si lojtari i dytë më i vjetër që shënon në një turneu Europian.

Pandev përfitoi nga gabimi i skuadrës kundërshtare duke shënuar kështu golin e parë të Maqedonisë së Veriut në një kompeticion të tillë e cila merr pjesë në një Europian për herë të parë.

Me golin e shënuar nga ana e Pandev, e fut atë në histori si golashënuesi i dytë më i vjetri i një Kampionati Europian, i cili është 37-vjeç e 321 ditë pas Ivika Vastik nga Austria në vitin 2008 (38 vite dhe 257 ditë).

Related posts

E bujshme në Argjentinë/ VËLLAI i MESSIT, dënohet me 30 muaj burg, ja arsyeja shokuese…

Isa.Autor

Inter 2-1 Bologna: Notat e lojtarëve, Karamoh më i miri  

Q.Autor

RRËFEHET DESCHAMPS/ Atë që më tha Pavard, i sugjerova të mos ia thotë mediave

Isa.Autor

Leave a Comment