Futboll Seria A Sport

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Mesfusha flet frëngjisht, Milani monitoron 3 futbollistë në Ligën 1. Ja emrat…

Përparësitë prekin të tjera reparte, por te Milani kanë nevojë për përforcime, pasi Kesi, Benaser e Tonali nuk mund të mjaftojnë, aq më tepër që dy të parët më 9 janar të 2022-shit do të largohen për të marrë pjesë në Kupën e Afrikës.

Pioli nuk është i qetë, edhe pse drejtuesit i kanë konfirmuar Kruniçin. Impenjimi kontinental mund të zgjasë deri një muaj, ndaj kuqezinjve u duhet patjetër të gjejnë alternativat për mesin e fushës.

AUDICIONE – Për momentin, në klubin kuqezi nuk ka një strategji të mirëfilltë mbi individë të veçantë, teksa është e sigurt që kushdo që të afrohet do të ketë karakteristikat e titullarëve. Fizik dhe kreativitet do të jenë cilësitë bazë që Xhefi Monkada, shefi i talentzbuluesve, do të duhet të pikasë, megjithatë ka zëra që ai tashmë po monitoron disa lojtarë. Sytë vijojnë të jenë në Francë nga ku kanë ardhur Leao, Kalulu dhe Menja. Praktikisht nga një për repart, duke përjashtuar mesfushën, e cila mund të gjejë këtë verë pjesën munguese të mozaikut. Duke qëndruar te profilet që duhet të monitorojë nga afër Paolo Maldini, ajo duket se përbëhet nga Jusuf Fofana i Monakos, Bubakar Kamara i Marsejës dhe Mahdi Kamara i Sent Etienit. Që të tre mesfushorë qendre, me cilësi të spikatura në fazën mbrojtëse dhe ndërtuese. Të lindur mes 1998 dhe 1999, ata përbëjnë elementin ideal për Milanin duke qenë se kanë nga 2-3 vite përvojë në skuadrat e tyre ku janë pjesë stabël e formacionit.

POLIVALENTË – Këta lojtarë nuk janë rastësorë, madje Fofana monitorohet nga kuqezinjtë që prej vitit të kaluar kur kishte rënë sy pas një sezoni tepër cilësor me Salcburgun. Përpara se të kalonte te Monakoja, u duk sikur do të firmoste për Atalantën e cila thuhet se vijon ta ndjekë. Arsyeja është e thjeshtë, Fofana përshtatet pa problem në mesfushë me dy apo tre lojtarë, pavarësisht skemës që mund të jetë 4-3-3, 4- 2-3-1 apo 3-5-2, madje në këtë të fundit është parë edhe si anësor. Kjo përulësi taktike mund t’i hynte shumë në punë Piolit që gjithsesi mund të gjejë në skuadër dikë tjetër me karakteristikat e Bubakar Kamarasë që nuk ka lirshmërinë e Fofanas, por me Marsejën ka treguar se e njeh mirë lojën në mesfushë kur ka vetëm një koleg pranë. Lindur e rritur te marsejezët ku mori hov nën urdhrat e Vilash Boashit, djaloshi francez ka një kontratë që i skadon pas një viti, çka mund të lehtësojë transferimin e tij. I fundit, por jo për nga rëndësia, ka një tjetër Kamara që mund të vishet kuqezi. Bëhet fjalë për Mahdiun që luan te Sent Etieni. 38 ndeshje me bardhegjelbrit në një 4-4-2 që ngjason me 4-2-3-1-shi e Milanit. Njohje e mirë e rolit, dinamizëm dhe pak ndërhyrje të ndëshkueshme e bëjnë 23-vjeçarin një alternativë të denjë të Kesit, por edhe të Benaserit duke qenë se ka cilësi të rëndësishme prej regjisori.

Related posts

Tërhiqet Juventusi, i gatshëm të pranojë ofertat për Alex Sandron

Q.Autor

BUZËQESH PANUCCI/ U la në stol prej kohësh, trajneri i ri “ngre në qiell” LENJANIN

Isa.Autor

NGA GERARD PROGNI TEK REJA/ Grezda rrëfehet “pa doreza”: Ju tregoj provokimin e sherrit në Skoci

Delo.autor

Leave a Comment