Futboll Sport

I HYNË NË SHTËPI DHE I VODHËN SENDET ME VLERË/ Ish-futbollisti hajdutëve: Më ktheni fanellën e debutimit me… (FOTO)

Ish-sulmuesit të Milanit, Alesandro Matri i kanë vjedhur fanellën e debutimit me kuqezinjtë dhe vetë futbollisti i ka kërkuar hajdutëve t’ia kthejnë mbrapsht pasi për të ka shumë vlerë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Matri i drejtohet hajdutëve duke tentuar t’i bindë që t’i kthejnë fanellën e Milanit.

‘’I dashur hajdut që hyri sot në shtëpinë e prindërve të mi: midis gjërave që morët, është një që me siguri do të ketë për ju një vlerë ekonomike por për mua ka një vlerë emocionale dhe është fanella e Milanit me të cilën kam debutuar në Serinë A.

Unë e di që ky postim nuk do të zgjidhë asgjë, por mos u shqetësoni për këtë mesazh që u dërgua drejt jush dhe ju keni idenë e mrekullueshme ta ktheni përësëri atë. Tani e dini adresën…’’, shkruan Matri.

Matri bëri debutimin e tijnë Serinë A në 24 maj 2003, në ndeshjen që Milani luante kundër Piaçenzës disa ditë para finales së Ligës së Kampionëve në Mançester. Në atë ndeshje, Ançeloti u dha hapësirë ​​lojtarëve të rinj ku një ndër ta ishte dhe Matri i cili vinte nga akademia.

Related posts

ZYRTARE/ Refuzon PSG dhe Man United, nënshkruan me “Zonjën” deri në 2023

Isa.Autor

E PABESUESHME NË CHAMPIONS/ Bombarohet porta e Real Madrid, traversa i vjen në ndihmë të Courtois (VIDEO)

Delo.autor

YLLI ARGJENTINAS QËNDROI NË STOL 90 MINUTA/ Dybala çmend rrjetet sociale: “Çfarë po bënte gjatë Juventus-Fiorentina?”

Delo.autor

Leave a Comment