Futboll Sport

ITALI-AUSTRI/ “Azzurrët” kryqëzojnë gishtat për penalltitë, trajenri Mancini zgjedh goditësit

“Ndryshimi mes Anto nio Kontes dhe Rob erto Mançinit janë dy stërvitjet në ditë”. Kështu e shpjegonte përpara nisjes së këtij “Euro 2020” Alesandro Florenci metodën e re të punës së kësaj Italie, ndonëse me të nisur turneu dy stërvitjet kanë filluar që të jenë prezente edhe me Mançinin.

Pas suksesit me Turqinë në ndeshjen hapëse, në seancat pasuese, mes letrave që mbante në duar tekniku i të kaltërve nisi që të vihej re edhe një renditje hipotetike e goditësve të penalltive, duke qenë se nga 1/8-at e në vazhdim edhe kjo mund të bëhet pjesë e rrugëtimit.

Nëse Kupa e Botës në vitin 2006 erdhi nga lotaria e 11- metrave, pas gjuajtjeve perfekte nga djemtë e Marçelo Lipit, në “Euro 2016” ishte një mendjemadhësi e tepruar e Zazas e Pelesë përpara një gjiganti monstruoz si Manuel Nojer, ato që eliminuan Italinë në çerekfinale përballë Gjermanisë. Prandaj, edhe “Manço” as që ka ndërmend të përsëritet kjo nga Austria e në vazhdim. Por ajo që tremb trajnerin e Italisë është fakti se vërtet në emra sulmuesit dhe disa prej mesfushorëve janë bombera, por defekti thuajse i të gjithëve qëndron nga pika e bardhë.

FRIKË DHE BESIM – Sipas një liste të zbuluar nga media italiane ditën e djeshme, 5 të përzgjedhurit e Italisë për të goditur penalltitë janë Zhorzhinjo, Imobile, Açerbi, Berardi dhe Bonuçi. Dhe nëse do të duhet ndonjë më shumë, edhe Lokateli e Beloti. Por le t’i futemi me detaje atyre numrave mbi të cilët duhet të kihet besim, por që në të njëjtën kohë ndjellin edhe mjaft frikë, duke qenë se asnjë prej të përzgjedhurve të Mançinit nuk është një goditës perfekt penalltish:

– Zhorzhinjo ka gabuar 4 penallti nga 29 të gjuajtura në karrierë. Mesatarja mund të duket fantastike, por frika qëndron se tre nga katër në total i ka gabuar pikërisht në sezonin e fundit dhe kjo nuk është diçka që mund të lihet pas dore.

– Imobile gabon një penallti çdo 3 të goditura, ose e thënë ndryshe, ka humbur 13 nga 71 në total (58 të shënuara).

– Insinje gjithashtu të bën me zemër kur paraqitet 11 metra larg portierit rival, duke qenë se sivjet ka gabuar 2 nga 9 të goditura. Por një prej të humburve përkoi me gabimin fatal në finalen e Superkupës së Italisë, në Rexho Emilia ndaj Juventusit. Prandaj, në “Uembli” të tilla emocione nuk lejohen.

– Tjetër i përzgjedhur, Berardi, ka shënuar 34 nga 38 në karrierë, por që të katërt gabimet i kanë ndodhur pikërisht në sezonin e kaluar.

– I fundit i përzgjedhuri, Leonardo Bonuçi, dërgon në rrjetë 60 për qind të tyre, ose e thënë ndryshe, 3 nga 5 të goditura. – Rezerva e parë, Beloti, gjithashtu nuk garanton perfeksion, përkundrazi, nga 40 në karrierë ka humbur 8 të tilla.

– Ndërkohë, i vetmi i pagabueshëm është Manuel Lokateli, me 5 nga 5 në rrjetë, por siç thonë, në jetë ka gjithmonë një herë të parë dhe askush nuk do të donte që ajo herë e parë të ishte decizive negativisht për Italinë në këtë Europian.

SIGURIA DONARUMA – Gjithsesi, nëse dikush ka frikë nga gabimet e goditësve, siguria e Italisë quhet Xhanluixhi Donaruma. Një në tri penallti përfundon në duart e tij, 2 nga 6 të pritura në sezonin e fundit, 15 nga 43 në karrierën e tij shumë të gjatë, ndonëse është vetëm 22-vjeçar.

Por nëse do t’i duhej atij të godiste një 11- metërsh, atëherë këtu po që paniku do të ishte maksimal. Arsyeja? Në verën e 2017-ës, kur Milani e Rio Ave u ndeshën në “play off” për të siguruar grupet e Ligës së Europës, mes 24 penalltive të gjuajtura, te pika e bardhë u paraqit edhe Donaruma, i cili e dërgoi në hënë topin, ndonëse në fund ishin pikërisht duart e tij që i dhanë kualifikimin. Prandaj, në rast penalltish, tek “Axurrët” të gjithë kryqëzojnë gishtat!

Related posts

CHAMPIONS/ Mbrojtje skandaloze e Interit. Gladbah shënon sërish, por Lukaku nuk dorëzohet (VIDEO)

Delo.autor

TRI PIKËT JETIKE PËR MBIJETESË/ Laçi kërkon vazhdimësi në transfertën shkodrane

F.autor

LËSHON DEKLARATËN E BUJSHME/ Ish-sulmuesi Vieri: Inter do të fitojë në Torino dhe Juventus nuk do të luajë në…

Delo.autor

Leave a Comment