Ndeshjet Live Sport

LIVE/ “EURO 2020”: Mbyllet ndeshja Angli-Kroaci në “Wembley”. Rezultati 1-0

Do të startojë në orën 15:00 në stadiumin “Wembley” të Londrës, sfida Angli-Kroaci e vlefshme për Grupin D të EURO 2020. Pritet të jetë një takim i luftuar duke parë emrat e kombëtareve, por edhe emrat e lojtarëve që të dyja skuadrat kanë në fushën e lojës.

Kjo do të jetë ndeshja e parë e Grupit D. Anglia dhe Kroacia janë të shortuar në grup me kombëtare si Çekia dhe Skocia. Sauthgejt e rreshton skuadrën e tij me Heri Kejnin në majën e sulmit, ndërsa Kroacia do të luajë me formacionin më të mirë me Modriç, Perisiç, Brozoviç, Kovaçiç dhe Rebiç.

 

LIVE/ Angli – Kroaci 1-0

Stërling 57′

KOMENTI LIVE –

90+1′ Sauthgejt hedh në fushë Kalvert-Ljuin në vendin e autorit të golit të vetëm të sfidës, Rahim Stërling.

90′ Arbitri i katërt akordon 4 minuta shtesë!

89′ Vida përplaset kokë më kokë me Belingam.

85′ Kroacia zëvendëson Mateo Kovaçiç dhe aktivizon lojtarin e Atalantës, Mario Pasaliç.

82′ Anglia zëvendëson Herri Kejnin, për 17-vjeçarin debutues Xhud Belingam.

78′ Zlatko Daliç kryen zëvendësimin e tretë teksa largohet sulmuesi i Milanit, Ante Rebiç dhe në vendin e tij futet Petkoviç.

74′ Stërling ka humbur mundësinë e artë për dyfishimin e rezultatit, godet jashtë portës!

71′ Anglia kryen zëvendësimin e parë teksa largohet Foden për t’i bërë vend Markus Rashfordit.

70′ Kroacia kryen dy zëvendësime, largohet Brozoviç dhe Kramariç për t’i bërë vend Vlasiç dhe Brekalos.

70′ Ndizet sfida! Brozoviç provon befasisht nga jashtë zone dhe topi përfundoi jashtë!

67′ Maunt me një goditje dënimi godet, por topi përfundon fare pranë shtyllës.

65′ Kroacia nuk tregohet e saktë përpara porte me Ante Rebiç i cili nuk e shfrytëzon rastin për të barazuar shifrat.

61’ Herri Kejn humbet shansin e artë dy metra nga porta për të dyfishuar rezultatin.

57’ GOOOOOOOL ANGLIA 1-0! Rahim Stërling zhbllokon supersfidën, pas një super aksioni ku sulmuesi i Mançester Sitit gjendet përpara portës dhe nuk gabon duke shënuar dhe ndëshkuar kroatët.

55′ Modriç provon nga jashtë zone, por topi përfundon drejt e në duart e portierit Pikford.

52′ Ndeshje tepër e luftuar nga të dyja krahët, ku skuadrat janë të fokusuara në mesfushë për të vertikalizuar apo për të dhënë pasimin e fundit për gol.

48’ Kovaçiç ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli të shkaktuar ndaj Maunt.

46′ NIS PJESA E DYTË!

PËRFUNDON PJESA E PARË!

43′ Tripier godet nga goditja e dënimit, por topi përfundoi në murin mbrojtës.

39′ Anglia mundohet të shtyjë përpara, por anësori ngre flamurin lart për t’i treguar se ndodhet në pozicion jashtë loje.

36′ Ishullorët mundohen të depërtojnë me Stërling në zonë, por kombëtarja ballkanase është e pozicionuar mirë në fazën difensive.

27’ Perisiç kishte shansin e artë për të realizuar, por topi përfundoi shumë larg portës.

25’ Stërling provon nga jashtë zone por topi përfundoi larg portës.

20′ Anglezët po mundohen të depërtojnë në mbrojtjen kroate, por pa mundur dot. Skuadra e Sauthgejt po dominon lojën në këto 20 minuta.

16′ Gjatë një goditje këndi Herri Kejn mundohet të godasë me kokë, por anësori ngre flamurin lart ku sulmuesi i Totenhemit ndodhet në pozicion jashtë loje.

8′ Anglia tregohet e rrezikshme teksa përsëri shpërdoron raste për golin e parë të takimit.

6’ Anglia e nis furishëm, pas një kundërsulmi, Foden ishte i pafat teksa godet shtyllën.

1′ Starton sfida!

Related posts

RONALDINHO bekon COUTINHON e MESSIN: Të dy bashkë mund të bëjnë ÇUDIRA

Isa.Autor

“MË DUHEN 11 LUANË”/ Flet Reja: Ja çfarë duhet të bëjmë ndaj Francës

Delo.autor

HOLANDË-ÇEKI/ “Tulipanët” favorite, por shifrat nga e kaluara flasin për çekët

Delo.autor

Leave a Comment