Ndeshjet Live Sport

LIVE/ “EURO 2020”: Mbyllet ndeshja Çeki-Angli. Rezultati 0-1

Do të startojë në orën 21:00 në “Wembley” sfida mes Çekisë dhe Anglisë e vlefshme për Grupin D. Të dy këto kombëtare kanë arritur të sigurojnë një biletë për në raundin e 1/8-ve, teksa përballja e sotme do të përcaktojë së cila skuadër do të jetë kryesuesja e grupit.

Me 4 pikë pas dy ndeshjesh, Çekisë i duhet vetëm një barazim sot kundër Anglisë për t’u kualifikuar në 1/8-at si fituese e Grupit D. Fituesi i grupit ka avantazhit që do të qëndrojë në Londër për ndeshjen e fazës pasardhëse.

 

LIVE/ Çeki – Angli 0-1

Stërling 12′ 

KOMENTI LIVE: 

90′ Akordohen 3 minuta shtesë!

86′ Anglia gjen golin e dytë me Henderson, por goli anulohet për pozicion jashtë loje.

84′ Zëvendësim te Anglia, largohet nga fusha edhe Saka, vendin e tij e merr Sanço.

82′ Rrezikshëm Çekia me Pekhart, tentativa e tij në hyrje të zonës shkon ngjitur me shtyllën.

75′ Largohet një Patrik Shik zhgënjyes në këtë ndeshje, vendin e tij e merr Pekhart.

68′ Dy zëvendësime edhe te Anglia, largohen Stërling dhe Grilish, në lojë Bellingham dhe Rashford.

64′ Dy zëvendësime te Çekia, largohen nga fusha Darida dhe Masopust, në vend të tyre Kral dhe Hlozek.

61′ Boril është futbollisti i parë i ndëshkuar me karton të verdhë. Futbollisti do të mungojë në ndeshjen e ardhshme.

55′ Minuta të qeta, mungojnë rastet e rrezikshme në këtë hark kohor.

48′ Çekët e nisin rrezikshëm duke fituar një goditje nga këndi. Provon Darida, por topi shkon drejt e në duart e Pikford.

46′ Starton pjesa e dytë, të dy trajnerët kryejnë nga një zëvendësim, te Anglia largohet Rajs për Henderson, te Çekia, Jankto i lë vendin futbollistit Sevçik.

45′ Nuk ka asnjë sekondë shtesë, mbyllet me fitoren e Anglisë pjesa e parë. 

35′ Souçek flirton me golin e barazimit, tentativa e tij në hyrje të zonës, shkoi ngjitur me shtyllën.

28′ Pranë golit Çekia me Holesh, por fluturon aty portieri Pikford, i cili i thotë “jo” golit të skuadrës mike. Fantastike pritja e gardianit anglez.

26′ Herri Kejn realizon goditjen e parë në kuadrat. Gjuajtja e kapitenit të Anglisë ndalet mjaft bukur nga portieri Vaclik, i cili tregon edhe njëherë reflekset.

20′ Çekia provon të kundërpërgjigjet duke shtyrë përpara drejt zonës së Anglisë, por mbrohen mirë britanikët që nuk lejojnë hapësira në prapavijë.

12′ GOOOOL ANGLIA 0-1/ Zhbllokohet sfida në “Wembley”, Stërling kalon në avantazh anglezët. Pas një harkimi të bukur të Grilish, ylli i Sitit godet saktë me kokë, duke gjetur rrugën e rrjetës. 

3′ Shtylla i mohon golin e avantazhit futbollistit Stërling. Start emocionues për “3 Luanët”.

1′ Starton sfida në “Wembley”.

Related posts

Joao Cancelo zbulon të vërtetën me zikaltrit, prisja më shumë nga Interi…

Sadik.Autor

SUPERLIGA E KOSOVËS/ Drita merr kreun, Gjilani ngec në transfertë. Ja rezultatet dhe renditja…

Delo.autor

U SHPALL KAMPION BOTE NË “JUNIOR WBC”/ Presidenti Meta uron shqiptarin: Një sukses i jashtëzakonshëm për… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment