Ndeshjet Live Sport

LIVE/ “EURO 2020”: Mbyllet ndeshja Kroaci-Skoci. Rezultati 3-1

Duke filluar nga ora 21:00 do të luhet sfida Kroaci-Skoci e vlefshme për ndeshjen e fundit në Grupin D.

Të dyja skuadrat vijnë me shanse reale për kualifikim në këtë sfidë duke marrë parasysh se një 3 pikësh i fituar mbrëmjen e sotme do t’i ngjiste në kuotën e 4 pikëve dhe më pas do të prisnin  përfundimin e sfidave në grupet e tjera për të parë nëse mund të kualifikohen në raundin e 1/8-ve.

 

LIVE/ Kroaci – Skoci 3-1

17′ Vlasiç, Modriç 62’, Perisic 77’/ MekGregor 42′

KOMENTI LIVE

90′ Gjyqtari i katërt akordon 4 minuta shtesë.

87′ Kroatët luajnë në mesfushë, kërkojnë të menaxhojnë rezultatin që i kualifikon deri më tani.

84′ Trajneri skocez freskon skuadrën. Lë fushën e lojës Adams dhe Odonell, aktivizohen për minutat e mbetura Nisbet dhe Paterson.

81′ Lë fushën e lojës autori i golit Ivan Perisiç, në vend të tij Ante Rebiç.

77′ Gooooooooool Kroacia 3-1/ Perisiç realizon golin e tretë pas një harkimi nga këndorja të Luka Modriç. Ky mund të jetë goli i kualifikimit për ballkanasit.

76′ Tjetër zëvendësim në radhët e kroatëve. Lë fushën e lojës Vlasiç, në fushën futet Ivanuseç.

70′ Zëvendësim në radhët e Kroacisë. Lënë fushën e lojës Gvardiol dhe Petkoviç, në fushë Barusiç dhe Kramariç. Ndërkohë zëvendësim dhe në radhët e skocezëve, lë fushën e lojës autori i golit Amstrong, ne vend të tij Freizer.

66′ Nxehen gjakrat. Gvardiol nuk arrin t’i mbajë nervat, por gjyqtari e paralajmëron. Goditje dënimi për skocezët.

62′ Gooooooooooool Kroacia 2-1/ E pabesueshme çfarë goli ka realizuar kapiteni Luka Modriç! Me një të jashtme fluturimthi mposht portierin Marshall dhe çon kroatët në avantazh për herë të dytë në këtë ndeshje.

59′ Rast i artë për skocezët, MekGin shkëputet bukur në zonë, por nuk arrin të devijojë saktë një krosim nga e majta,

55′ E pabesueshme çfarë humbet Perisiç. Sulmuesi anësor ndodhet i vetëm përballë portierit, por sfera përplaset në trupin e portierit Marshall. Aksioni është i pavlefshëm pasi anësori i Interit ishte në pozicion jashtë loje.

50′ Çfarë rasti humbet Kroacia! Gvardiol pas një depërtimi të bukur në zonë ndodhet i vetëm përballë portierit Marshall, por ky i fundit tregon i shpejtë dhe i bllokon rrezen futbollistit kroat.

46′ Ka startuar pjesa e dytë, të dyja kombëtaret në kërkim të fitores pasi barazimi ”i djeg” të dyja

Mbyllet pjesa e parë. Raste të shumta nga dyja skuadrat por deri tani vendosin golat e Vlasiç dhe MekGregor. Kujtojmë se barazimi nuk i bën punë asnjërës prej skuadrave pasi duhet të shkojnë në kuotën e 4 pikëve që të kalojnë grupin. 

45′ Gjyqtari i katërt akordon 2 minuta shtesë.

42′ Goooooooooool Skocia 1-1/ Barazon Skocia. MekGregor përfiton nga një rrëmujë në zonë dhe me një goditje të bukur nga vija fatale mposht portierin kundërshtar.

40′ Domiunues kroatët. Tjetër rast i humbur nga ballkanasit. Perisiç depërton bukur në zonë, por në momentin final godet keq duke e dërguar topin sipër kokës së portierit.

38′ Rrezikshëm kroatët, Juranoviç provon nga jashtë zone, por goditja e tij shkon mbi kuadrat.

35′ Vetëm disa sekona në fushën e lojës, Mekena ndëshkohet me karton të verdhë pas faullit në dëm të Petkoviç.

33′ E pamundur të vazhdojë ndeshjen Hanlei, lë kështu fushën e lojës pas 33 minutash lojë. Në fushë futet Skot Mekena.

32′ Ndërpritet ndeshja. Mbrojtësi skocez Hanlei dëmtohet, në fushë vjen ndihma mjekësore.

30′ Bie ritmi i lojës skuadrat përqendrohen në mesfushë.

26′ Lovren ndalon me faull Adams dhe ndëshkohet me karton të verdhë nga gjyqtari. Mungon ndeshjen e radhës nëse Kroacia ja arrin të kualifikohet.

24′ Skocia ka një rast të artë për të barazuar, por gjuajtja e Mekgin është shumë e dobët.

22′ Luka Modriç dërgon një silurë nga distanca, por Marshall e pret dhe e dërgon topin në goditje këndi për kroatët.

17′ Gooooooooool Kroacia 1-0/ Kroatët tregon cinikë, shënojnë me daljen e dytë përpara. Pas një krosimi në zonë Perisiç ul bukur një top me kokë për Vlasiç. 

16′ Kroatët të rrezikshëm në daljen e parë përpara, portierit Marshallah kupton gjithçka dhe largon topin me këmbë nga zona.

10′ Adams provon portën me një gjuajtje nga jashtë zone, por goditja e tij shkon ngjitur me shtyllën.

7′ Më agresive Skocia në minutat e para, prezenca e tifozëve thelbësore për ta për vetë faktin se luajnë në shtëpi.

3′ E nisin vrullshëm skocezët, fitojnë dy goditje nga këndi në 3 minutat e para.

1′ Ka startuar sfida, skocezët luajnë topin e parë nga mesfusha.

Related posts

ISHTE OBJEKTIV PËR LIVERPOOL NË MERKATO/ Van Dijk i dëmtuar, Klopp nuk blen zëvendësuesin e tij

Delo.autor

POLICIA NË STËRVITJEN E BARAZILIT/ Neymar thirret në komisariat për akuzën e përdhunimit

Delo.autor

KALENDARI/ Kukësi pret Skënderbeun, Tirana ndaj Kastriotit për mbijetesën

Isa.Autor

Leave a Comment