Basketball Sport Të tjera

MADHËSHTOR/ Flamurtari shpallet kampion i Shqipërisë në basketboll për femra

Flamurtari në basketboll për femra është shpallur mbrëmjen e sotme kampion i Shqipërisë për sezonin 2020-2021. Vlonjatet mposhtën në fushën e tyre 68-60 Partizanin në finalen e tretë play off, duke fituar 3-0 me ndeshje dhe mbyllur llogaritë.

Një hakmarrje kjo për basketbollistet vlonjatet për finalen e Kupës së Shqipërisë humbur në prill ndaj rivaleve kryeqytetase. Flamurtari pat fituar finalen e parë 86-53 në Vlorë dhe atë të dytë 76-54 në Tiranë, duke treguar gjithnjë epërsi në fushë.

Ndeshja e sotme është e ekuilibruar shumicën e kohës, më e bukur se dy të parat, me vlonjatet që shkëputen në periodën e dytë, duke krijuar një epërsi të lehtë, të cilën e ruan deri në fund. Partizani përpiqet të afrohet, por pa mundur në asnjë moment ta barazojë ndeshjen.

Flamurtari konfirmohet kështu si skuadra kampione e Shqipërisë, triumfi i parë si trajner për Erion Hoxhën, që mori drejtimin e ekipit këtë sezon. Përgëzime edhe për Partizanin, që rivalizoi fort dhe rrëmbeu një trofe, por në kampionat nuk mundi të fitojë asnjëherë ndaj vlonjateve.

Related posts

LARGIMI I NAINGGOLAN/ Inter gjen zëvendësuesin e belgut tek klubi…

Delo.autor

“TIRONA FANATICS” GATI PËR BOJKOT/ Ultrasit “Bardheblu”: Stadiumi ishte kthyer në aeroport, mungonte vetëm…

Delo.autor

E ARDHMJA E YLLIT LARG ATLETICOS/ Griezmann sakrifikon 7 milionë euro për ekipin…

Delo.autor

Leave a Comment