Sport Të tjera

ROLAND GARROS/ Përcaktohet gjysmëfinalja e parë për femra, dy emra surprizë

Tenistja sllovene Tamara Zidansek dhe ajo ruse Anastasia Pavlyuchenkova, janë dy gjysmëfinalistet e para të grand slam-it të Roland Garros për femra, turneu më i rëndësishëm i fushave me dhè. Dy emra surprizë, që për herë të parë në karrierën e tyre arrijnë deri në gjysmëfinalet e një turneu të madh dhe njëra prej tyre të shtunën do të luajë në finale.

Zidansek, në çerekfinalen luajtur sot, mposhti 2-1 (7-5, 4-6, 8-6) spanjollen Paola Badosa, një ndeshje maratonë, teksa të dyja tenistet e kërkuan fitoren. Takimi u vendos në pikët shtesë së setit të tretë. Në çerekfinalen tjetër, rusja Pavlyuchenkova mposhti 2-1 (6-7, 6-2, 9-7) patrioten e saj Elena Rybakina, në një tjetër ndeshje emocionuese, vendosur në pikët shtesë.

Related posts

FLET ISH LOJTARI I INTERIT/ Icardi do të kishte ngrohur stolin tek Interi im…

Isa.Autor

NDODH EDHE KJO/ GJENI brenda dhe jashtë fushës, MARADONA kap “vrasësin” e tij

Isa.Autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Inter-Lazio në “San Siro”. Rezultati 3-1

Delo.autor

Leave a Comment