Futboll Sport

“MAR KËSHILLA NGA MODRIÇ”/ Kovaçiç: Më duket çudi që Spanja nuk ka asnjë lojtar madrilen

Mateo Kovaçiç nuk ishte protagonist në kombëtaren e Kroacisë, që arriti finalet e Botërorit në vitin 2018. Në moshën 24-vjeçare dhe me tre Champions të fituar në atë kohë, fakti që qëndronte në stol te Reali i Madridit bëri që të reflektonte për të ardhmen dhe për karrierën e tij. Nga grumbullimi i Kroacisë vendosi që të largohej. “Kam nevojë që të luaj më shumë dhe është momenti që të largohem”, tha ai për gazetën “MARCA”. Çelsi ishte destinacioni i tij.

KOHA JEP TË DREJTË- Me Kroacinë e arriti qëllimin. Kovaçiç është pasardhësi i Luka Modriçit dhe për momentin po jep kontributin bashkë me legjendën kroate. Është i pari që bën presing, që luan fort pa top. Me topin ka dinamizëm, kërkon pasimet e shpejta. Nuk i ka humbur vertikalizimet, të cilat janë arma e tij më e mirë. Me 29.8 kilometra në tri ndeshjet e para, ai është kroati që ka përshkuar më shumë kilometra në fazën e parë, nga e cila nuk ka luajtur vetëm 12 minuta. Po flasim për një titullar të padiskutueshëm dhe një lojtar të aftë në fazën ndërtuese të lojës. Ai ka 87% të pasimeve të sakta, pra 174 nga 198. Është siguri.

BEFASIA- Kovaçiç është i befasuar që nuk ka futbollistë madrilenë. “Nuk mund të futem në detajet e Spanjës. Më duket çudi që nuk ka asnjë lojtar madrilen”.

KËSHILLAT- Miqësia e tij me Modriçin ka nisur që nga momenti kur Kovaçiç shkeli në Valdebebas. Numri 10 i Realit të Madridit e ndihmoi shokun kroat për t’u përshtatur. Modriç gjithashtu i dha këshilla për jetën që duhet të bënte në Londër, pasi më parë kishte luajtur te Totenhemi. “Flas gjithmonë me Lukan. Sigurisht që është i lumtur për mua. Ishte i mërzitur kur u largova nga Reali, sepse ishim bashkë çdo ditë, por më dha këshilla dhe më tha se Londra është qytet fantastik”, tha Kovaçiç. Edhe Luka ka thënë fjalë pozitive për të. “Mateo është një futbollist i madh, i cili i ndihmon shumë shokët e skuadrës në mesfushë. Është një garanci”, ka thënë lojtari madrilen. Trajnerët gjithmonë e kanë dashur. Ai aktuali te Çelsi e vlerëson për faktin që ka dëshirë të punojë. “Mund ta telefonosh në katër të mëngjesit dhe t’i thuash që kemi stërvitje dhe ai do të vijë i pari për të vrapuar. Më pëlqejnë futbollistë të tillë”, ka thënë Tuhel.

Related posts

MERKATOJA E VERËS/ Studimi zbulon blerjet E GODITURA dhe ato të GABUARA

Isa.Autor

Në Meksikë është diçka normale/ FIFA e cilëson “homofobike” dhe nis procedim disiplinor

Sadik.Autor

FSHF PUBLIKON AXHENDËN/ Ja kur zhvillohen katër javët e fundit të Kategorisë Superiore…

Delo.autor

Leave a Comment