Futboll Sport

“AMBINETI ËSHTË FANTASTIK DHE PO PRESIM “EURO 2020″/ Luis Enrique: Favoritja është skuadra kampione, por…

Luis Enrike mundohet të rikthejë qetësinë në kampin e Spanjës dhe kritikon organet shëndetësore për mënyrën si e menaxhuan situatën dhe vaksinimin. Numri një i “Furisë së Kuqe” thotë se e gjitha kjo situatë i duket si një lojë fëmijësh, në krahasim me ato që ka kaluar në jetë. Këtu i referohej humbjes në mënyrë tragjike të vajzës së tij e cila ishte fëmijë.

LOJTARËT – “Adama është stërvitur me grupin, ndërsa Laport kishte thjesht një lodhje muskulore. Robert Sançez është shumë mirë. Ata të tjerët që kemi grumbulluar janë për të zëvendësuar ndonjë lojtar me COVID apo dëmtim”.

FRIKA – “Të gjithë ne jemi përpjekur që të ndihmojmë futbollistët. Nuk ka frikë, por sigurisht që ka të paqarta kjo histori. COVID është diçka me të cilën duhet të mësohemi. Një futbollist mund të ketë bërë sezon fantastik, por e humbet Europianin prej virusit”.

VAKSINAT – “Indiferenca është arma më e mirë që mund të përdor në këto momente. Do të më pëlqente që t’i bënim vaksinat pas zyrtarizimit të listës dhe jo tani. Nuk ka asgjë të sigurt”.

STËRVITJA – “Nuk kam asnjë dyshim për punën që po bëj. Secili nga 23 futbollistët mund të jetë titullar te Spanja”. PSIKOLOGJIA – “Për të qenë i sinqertë, për mua kjo është si një lojë fëmijësh në krahasim me disa situata që kam kaluar në jetën time”.

FAVORITËT – “Jam duke e menduar. Favoritja është skuadra kampione, por edhe ne jemi mes skuadrave që do mund të fitojmë”.

LISTA – “Ishte një refleksion që bëmë të gjithë. Edhe në këto momente nuk do të ndryshoja. Do të grumbulloja vetëm 23 futbollistë. Virusi përhapet më shumë kur ke shumë persona të grumbulluar”.

LOJTARËT – “Sigurisht që jemi të prekur në aspektin psikologjik, por kemi një psikolog në skuadër. Ata po stërviten në mënyrë spektakolare. Ambienti është fantastik dhe po presim me padurim Europianin”.

Related posts

KU SHIKONI VETEN NË KATËR VITE? Klopp: Pse nuk ia bëjnë Guardiola-s këtë pyetje

Delo.autor

ANGLI-GJERMANI/ “Finalja e parakohshme”, kompanitë e basteve favorizojnë “3 Luanët”. Ja kuotat…

Delo.autor

INTER I PAPËRMBAJTSHËM/ Pas një pasimi nga Brozovic, ylli Lukaku ndëshkon Lazion (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment